Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri shpalli si puç një postim në media

Bojko Borisov
Foto: EPA/BGNES

Kryeministri Bojko Borisov  mohoi të ketë prona dhe firma në territorin e kontestuar spanjoll Katalonia. Policia në Barcelonë  po saktëson nëse Borisovi merr pjesë në një skemë për “larje ndërkombëtare të parave të pista”, pohon botimi spanjoll “El periódico” dhe flet për një pronë luksoze dhe një dyqan për 5 mln euro. “Pse t’i përgjigjen diçkaje që edhe TASS menjëherë e ribotoi? Shkruhet se nuk janë gjetur prova, çfarë të them?” – iu përgjigj Borisovi. Kryeministri bullgar shtoi se e kanë paralajmëruar për publikimin. Ai paska qenë i planifikuar si një operacion më i madh në lidhje me provën për puç kundër tij, por është rrëzuar. Borisov bëri thirrje për t’u pritur përfundimi i të ashtuquajturit “hetim”.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bëjnë thirrje për t'iu bashkuar valës ballkanike të bojkotit tregtar

Federata e Konsumatorëve në Bullgari, lëvizja “Sistemi po na vret” dhe Sindikatat e Bashkuara të Pensionistëve shpallën bojkot kundër çmimeve të larta në zinxhirët ushqimorë, sipas shembullit të kroatëve, të enjten më 13 shkurt. Gjithashtu u bë thirrje..

botuar më 25-02-05 9.01.PD

“The Economist” do të zhvillojë një forum kushtuar ekonomisë bullgare

Revista “The Economist” mban sot në Sofje një forum kushtuar zhvillimit të ekonomisë bullgare. Aktiviteti mbledh së bashku përfaqësues të institucioneve shtetërore, të biznesit dhe sektorit bankar, si dhe diplomatë. Mysafir nderi dhe folës në forum do të..

botuar më 25-02-05 6.05.PD

Parashikimi i motit për 5 shkurtin 2025

Ditën e mërkurë vranësira do të jetë e ndjeshme në pjesën më të madhe të vendit, me ndërprerje të përkohshme para mesditës mbi Bullgarinë Perëndimore. Vende-vende në Bullgarinë Lindore dhe në zonat malore do të bjerë borë të dobët. Do të fryjë erë..

botuar më 25-02-04 7.35.MD