Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Sofia Film Fest” pret miq të njohur në edicionin e vet të 24 gjatë muajit mars

Shikoni filmat bullgarë, sepse në këtë mënyrë do të mund të shikojmë jetën rreth nesh-apeloi drejtori i festivalit Stefan Kitanov

Foto: siff.bg

Regjisorja polake Agneshka Holland dhe aktorja Xheralldin Çaplin do të jenë mikesha të posaçme në edicionin e 24 të “Sofia Film Fest”. Regjisorja e njohur e cila prezantoi në Berlinale filmin e saj më të ri “Sharlatani” do të dekorohet me çmimin e posaçëm të Federatës Ndërkombëtare të Shtypit Filmues FIPRESCI (Fédération Internationale de la Presse Cinématographique). Vajza e parë e Çarli Çaplinit dhe Una O’ Nijll – Xheraldin , do të marrë Çmimin e Sofjes të Bashkisë së Kryeqytetit për kontributin e saj në artin e kinemasë. Për nder të saj do të shfaqen disa filma me pjesëmarrjen e saj.

Hapja e festivalit të filmave është më 12 mars në sallën numër 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës, ku do të transmetohet filmi bullgar “Rruga e Petjës sime”. Sipas fjalëve të drejtorit të festivalit Stefan Kitanov në fokusin e vëmendjes të spektatorëve është kinemaja bullgare: “Sivjet tregojmë 21 filma artistikë bullgarë. Ky është një fakt shumë i gëzueshëm dhe premtues. Mendoj se kinemaja bullgare është në një zhvillim të përhershëm tatëpjetë. Tani e tutje do të presim suksese edhe më të mëdha. Gjatë dhjetëvjeçarit të kaluar ato fare nuk janë pak. Filma bullgarë fituan dekoratat e mëdha në tri festivale nga kategoria ”A” në botë.

Çmimi i madh në konkursin për film të parë ose të dytë artistik “Sofja – qyteti i kinemasë” do të jepet nga juria ndërkombëtare, ku çmimi prej 7 mijë eurove është e siguruar nga Bashkia e Kryeqytetit. 2 nga filmat në programin e konkursit janë në gjuhën bullgare – “18% gri” nën drejtimin e regjisorit Viktor Çuçkov - biri dhe filmi "Motra” e Svetlla Cocorkovës. Tashmë kemi informatë për çmimin e Sofjes për një kontribut të plotë në artin e kinemasë - ai i jepet Anri Kulevit, piktor, regjisor dhe producent i filmave artistikë, dokumentarë dhe vizatimorë:

Do të tregojmë filmin e tij të fundit “Ka pasur një luftë”, si dhe do të kthehemi mbrapa në kohë me disa pjesë të zgjedhura nga filmat e tij – shton Stefan Kitanov. Do të ketë dhe ekspozitë me faqe të marra nga bordi anësor i librit të tij të fundit.”

Në botimin e 24 të “Sofia Film Fest” do të tregohen mbi 150 filma artistikë me metrazh të plotë si dhe tituj dokumentarë, ku shfaqjet e filmave do të vazhdojnë deri në fund të muajit mars. Pritet që për ngjarjen të mbërrijnë rreth 30 miq nga jashtë. Një pjesë e madhe prej tyre vijnë posaçërisht për edicionin e 17 të Sofia Meetengs – biznes platforma e krijuesve të kinemasë. Sivjet, një pjesë jo e vogël nga filmat do të jenë në gjuhën bullgare, nënvizon Stefan Kitanov:

Unë jam i bindur në potencialin e emrave të rinj, të cilët çdo vit lindin në qiellin e kinemasë bullgare dhe do të shikojmë një pjesë prej tyre të debutojnë në festival. Do të thosha: Shikoni filmat bullgarë, sepse në këtë mënyrë do të mund të shikojmë jetën rreth nesh. 8 nga filmat artistikë bullgarë do të kenë premierë në “Sofia Film Fest” – ky është një rekord absolut për momentin. Unë ju uroj me gjithë zemër sukses”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një festival në Paris prezanton kinemanë e re bullgare

Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë".  "Këtë vit duam..

botuar më 24-09-10 7.30.PD

“Rrugica e Librit” në Sofje

Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..

botuar më 24-09-09 1.05.MD

Bullgarët në Brazil e ruajnë emrin dhe lidhjen me atdheun e tyre si një trashëgimi të çmuar

Brazili është ndoshta një nga destinacionet më pak të njohura për të emigruar mes bullgarëve sot. Vetë vendi nuk ka një standard jetese kaq të lartë, megjithatë bashkatdhetarët tanë që kanë zgjedhur të jetojnë atje janë shumë të kualifikuar...

botuar më 24-09-05 7.15.PD