Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se Ministri i mbrojtjes Krasimir Karakaçanov ka lejuar që një avion rus, i cili transporton raketa nga më modernet anti-ajrore ruse për në Serbi, të fluturojë mbi territorin e Bullgarisë. Pas lejes së ministrit dhe koordinimit me Ministrinë e Transportit, në përshtatje me legjislacionin në fuqi, është dhënë një përgjigje pozitive për kryerjen e fluturimeve nga avioni rus, i cili transporton sistemin antiraketor “Pantsir 1” për në Serbi, sqaron institucioni.
Sipas mediave ruse, furnizimet e sistemit “Pantsir 1” duhet të realizohen në fund të muajit shkurt.
Në fund të muajit nëntor 2019, avionë rusë me sisteme raketore mbrojtëse 400 dhe “Pancir” tanimë fluturuan mbi Bullgarinë për në Serbi për stërvitjen serbo-ruse, e cila ishte vërejtur dhe nga presidenti Aleksandër Vuçiç.
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..
Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..