Pas përhapjes së murtajës afrikane të derrave në Bullgari gjatë vitit 2018 sëmundja ka asgjësuar 15 për qind prej numrit të përgjithshëm të derrave. Janë vrarë 203 000 kafshë, bëri të ditur Ministrja e Bujqësisë Desisllava Taneva. Çdo derr i dhjetë i egër i vrarë në Bullgari është i infektuar me sëmundjen. Sipas vlerësimit të ekspertëve derret në vend janë afro 100 000, por duhet të pakësohen deri në 20 000, tha Taneva. Përhapja e murtajës afrikane të derrave nuk është ndaluar, por është nën kontroll, shtoi Ministrja. Ajo është e bindur se shteti i ka ndrequr gabimet e veta dhe në qoftë se merren parasysh rregullat dhe masat e parashikuara dëmet e sëmundjes do të minimizohen.
Për herë të parë në 38 vjet, popullsia e Bullgarisë pothuajse ndaloi së zvogëluari. Për vitin 2023, rënia është vetëm 0.3%, ose vetëm 2229 persona. Këtë e tregojnë të dhënat e qeverisë nga raporti për zbatimin e strategjisë së zhvillimit demografik..
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar pak pritjet e saj për rritjen ekonomike në rajonet ku ajo investon. Rritja ekonomike në Bullgari do të jetë 2,9% për vitin 2025, ose 0,1% më pak se pritjet fillestare të majit...
Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i qetë. Pas mesnate dhe në orët e paradites do të ketë vranësira të ulëta, vende-vende me mjegull, kryesisht në Bullgarinë Lindore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11° dhe 16°, në..
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar pak pritjet e saj për rritjen ekonomike në rajonet ku ajo investon. Rritja ekonomike..
Për herë të parë në 38 vjet, popullsia e Bullgarisë pothuajse ndaloi së zvogëluari. Për vitin 2023, rënia është vetëm 0.3%, ose vetëm 2229 persona. Këtë..