Komisioni i Antikorrupsionit parashtroi 8 padi për konfiskimin e pronave për 1.5 mln euro. Komisioni konstatoi konflikt të interesave nga ana e drejtorit ekzekutiv të Kompanisë Energjetike Kombëtare Petër Iliev, të cilit shoqëria i ka paguar shpërblime suplementare. Cvetomira Donçeva, ish drejtoreshë e inspektoratit për ekologji në Shumen (Bullgari Verilindore) ka ndryshuar në dobi të vet kushtet për zhvillimin e konkursit për drejtor të institucionit. Për konflikt të interesave është akuzuar edhe shefja e Arkës së Sigurimit Shëndetësor në Sofje, e cila e ka emëruar bashkëshortin e vet si vartës të saj. Rektori i deritanishëm i Universitetit për Teknologji Ushqimore në Plovdiv (Bullgari Jugore) Koljo Dinkov e ka caktuar veten si udhëheqës i një projekti në kuadrin e Programit Operativ dhe ka marrë shpërblime për këtë. Kundër tyre kanë filluar procedura gjyqësore.
Sulmi ndaj zgjedhjeve është gjithashtu një sulm ndaj sigurisë kombëtare. Me këto fjalë nënpresidentja Ilijana Jotova komentoi pyetjet e bëra nga presidenti Rumen Radev për drejtësinë e zgjedhjeve të fundit parlamentare. “Që në fillim të..
Shpallja e rezultateve zyrtare të zgjedhjeve , në vend që të qetësojë shoqërinë, shkakton tension dhe ngre pikëpyetje për drejtësinë e votimit. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev në qëndrimin e tij për zgjedhjet e parakohshme parlamentare,..
21 vota nuk i arritën partisë “Veliçie” për të hyrë në parlamentin e ri. Kështu ka deklaruar kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Rosica Mateva. KQZ njoftoi shpërndarjen përfundimtare të mandateve në Parlamentin e 51-të..
Qeveria e përkohshme nuk do të ankohet në Gjykatën Kushtetuese për anulimin e zgjedhjeve të 27 tetorit, tha kryeministri në detyrë, Dimitër Gllavçev...
Kompanitë bullgare janë sanksionuar nga SHBA për mbështetjen e industrisë ushtarake ruse. Sipas Departamentit të Shtetit dhe Departamentit të..
Iluminizmi është një kategori shpirtërore unike, gjithëbullgare - një fjalë që ka mbledhur në vetvete mençurinë dhe forcën shpirtërore të popullit tonë,..