Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Më 12 shkurt BNR-ja dorëzon çmimet vjetore për radiogazetari

Foto: Vladimir Trençev

Në një ceremoni zyrtare do të dorëzohen çmimi i madh “Sirak Skitnik” dhe çmimet vjetore për radiogazetari të Radios Kombëtare Bullgare. Ngjarja është pjesë e festimeve të lidhura me përvjetorin e 85-të të medias publike bullgare.

Për çmimin e madh “Sirak Skitnik” për kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e BNR-së “Radio Bullgaria” nominoi redaksinë e vet “Internet”. Faqja e internetit e Radio Bullgarisë, startoi gjatë viti 2004 paralelisht me programet në eter. Ky ishte ueb sajti i parë i Radios Kombëtare Bullgare. Ai u vlerësua si unik për Bullgarinë dhe fitoi disa çmime.

I nominuar për “Sirak Skitnik” në kategorinë “Radio projekt i të realizuar vitin e fundit” është projekti Tregime nga udhëkryqi” - një projekt i Redaksisë së Gjuhës Turke të Radio Bullgarisë, i cili prezanton vepra të autorëve modernë bullgarë në gjuhën turke si një libër audio.

Gergana Mançeva është propozimi i Radio Bullgarisë për çmimin për radio gazetari. Në punën e vet ajo mbron qëndrimin, se një vëmendje të njëjtë meritojnë si veprimtaritë nga fusha e politikës shtetërore, zbulimet shkencore dhe arritjet në arsim, kështu edhe temat nga jeta e përditshme e bullgarëve në vendbanimet e vogla.

Çmimi Sirak Skitnik dorëzohet që nga viti 2001 dhe mban emrin e drejtorit të parë të Radios Kombëtare Bullgare –shkrimtari, piktori dhe veprimtari shoqëror Sirak Skitnik.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pronarët e restoranteve protestojnë kundër TVSH-së 20%

Me bllokimin e dhjetëra rrugëve kryesore dhe kryqëzimeve të frekuentuara, pronarët e restoranteve premtuan se sot do të shprehin mospranimin e tyre për mungesën e dialogut me qeverinë dhe parashikimet për 20% TVSH për degën në buxhetin e përgatitur..

botuar më 25-03-19 5.15.PD

Parashikimi i motit për 19 marsin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet minus 6° dhe minus 1°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Rritje të përkohshme më të theksuara të vranësirave do të ketë në rajonet lindore. Do..

botuar më 25-03-18 7.35.MD

Ministri i shëndetësisë i RSM-së, Arben Taravari: Faleminderit, Bullgari!

Ministri maqedonas i shëndetësisë Arben Taravari dhe homologu i tij bullgar Sillvi Kirillov, së bashku me ministrat e punëve të jashtme të Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë, Georg Georgiev dhe Timço Mucunski, vizituan shtetasit maqedonas të..

botuar më 25-03-18 6.28.MD