“Ky nuk është një ashensor për sukses, duhet të ngjitesh nëpër shkallët” – ky mbishkrim të tërheq vëmendjen në hyrjen e godinës, ku gjendet kompania e ekspertit të marrëdhënieve me publikun Maksim Behar.
Kur fillon ngjitja e tij deri në nivelin më të lartë botëror të këtij profesioni?
Tregon se vite të tëra të gjata ka qenë në gazetari. Pas ardhjes së demokracisë ka vendosur të provojë diçka të re. Kurse në mesin e viteve 90-të në Bullgari biznesi i reklamës mezi hedh hapat e vet të parë. Pikërisht atëherë Behar ka krijuar agjencinë e reklamës.
Për njerëzit të cilët kërkojnë suksesin është karakteristike një gjë tepër e thjeshtë: ata janë gati ta kapin momentin dhe gjithmonë janë gati për sfida të reja. Kështu është dhe me Maksim Behar. Në fillimin e rrugëtimit të tij në fushën e reklamës ai ka krijuar lidhje me një kompani të madhe amerikane, e cila kërkonte që të investonte në Bullgari. Në të e kanë pyetur: “Maks, duam të punojmë në fushën e biznesit PR.Ti e di se çfarë është PR?“ Nuk kisha dëgjuar se çfarë është PR /Marrëdhënie me publikun/”, tregon me një zë fare të qetë sot Maksim Behar. Tregon se, komenti i tij i parë pasi është njohur me “teorinë e biznesit PR ” ka qenë: “Biznes, i cili nuk mund të ekzistojë në Bullgari!”
“Por, ky biznes nuk mundej të ekzistonte në atë Bullgari. Në fillim të viteve të 90-të të shekullit të kaluar. Bullgaria e sotme nuk ka asgjë të përbashkët me atë, kjo është një planet tjetër, në të cilën ne po jetojmë aktualisht - marrëdhënie të tregut, njerëz inteligjentë, investime, kompani të huaja e kështu me radhë”, thotë eksperti.
Pas 25 vjetësh të punës këmbëngulëse dhe shumë përvoje të grumbulluar, Maksim Behar shkruan në biografinë e tij poste të autoritetshme si president i Organizatës Botërore të Marrëdhënieve me Publikun, anëtar i Bordit të Forumit Bullgar të Liderëve të Biznesit, kryetar i Këshillit të Forumit Botëror për Komunikacion në Davos. Ai dhe kompania e tij janë mbajtës të dhjetëra dekoratave prestigjioze.
Duke vazhduar me historinë e suksesit të vet, Maksim Behar tregon: “Kemi suksese të shumta në biznesin e marrëdhënieve me publikun në Bullgari. Por nuk ka një ashensor për asgjë – as për rritjen profesionale, as për autoritetin e një njeriu ose respektin të cilin mund ta ketë në shoqëri.
Duhet të ngjitesh nëpër shkallë. Kurse kjo mund të bëhet vetëm në qoftë se i përgjigjesh një kushti të vetëm, që midis të tjerave, është dhe kushti i vetëm për çdo një nga kolegët e mi, i cili do që të punojë në kompani. Flas për shkëlqimin në sy, asgjë më tepër. Shkëlqimi në sytë e një njeriu, tregon se ai do që të ketë sukses, të zhvillohet, se ka ambicie dhe motivacion”.
Sipas Beharit me ardhjen e mediave sociale, komunikimet dhe çdo gjë tjetër, në këtë numër dhe biznesi i marrëdhënieve me publikun, kanë ndryshuar në mënyrë totale. Kurse transformimi më i rëndësishëm, sipas Maksim Beharit është “ndërrimi i pronësisë së mediave”. Derisa përpara, ekspertët në fushën e tij, si ndërmjetës midis biznesit, mediave dhe publikut kishin nevojë nga “vëmendja” e gazetarëve, tani ata pronësojnë dhe i drejtojnë mediat. Pikërisht këtë ndryshim të madh bullgari e quan “revolucion në PR biznesin” dhe atij i përkushton librin e tij “Revolucioni Botëror në PR” (The Global PR Revolution: How Thought Leaders Succeed in the Transformed World of PR). Ai është botuar fillimisht në Amerikë, ku për një kohë të gjatë kryeson klasifikimet për librat më të shitur në Amazonë. Maksim Behar me krenari tregon se pas “Amerikës, libri del fillimisht në Bullgari dhe në gjuhën bullgare”.
Më të rëndësishme për prosperitetin e kompanisë së tij janë tri gjëra: speed (vendime të shpejta), simplicity (mesazhe dhe prioritete të qarta dhe të thjeshta), self confidence (vetëbesim). Kurse bindje fiton nga gjërat të cilat i bën, ekipi i vet dhe shikimi vizionar të cilin e ka. “Gjatë 10 vjetëve të ardhshme biznesi krejtësisht do të kalojë në fushën e mediave sociale dhe puna jonë do të jetë e lidhur kryesisht me krijimin e një teksteve të mira, dhe me reagimet e menjëhershme dhe gjithnjë e më shumë mbase do të mbështetemi tek intelekti artificial”, prognozon eksperti.
Maksim Behar pëlqen të transmetojë dijet e veta. Njëkohësisht me biznesin, ai investon dhe në arsim duke krijuar përpara 15 vjetëve një koleg për marrëdhënie me publikun në Bullgari. Thotë se për “disa muaj nga amatori mund të formohet një profesionist, por nuk mund të bëhet nga dembeli - njeri punëdashës.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: M3 Communications Group, Inc.Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..
Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..
Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..