Emri i këngëtares së krahinës së Dobruxhës Galina Durmushlijska është i njohur për adhuruesit e muzikës popullore. Zëri i saj i ëmbël shpesh krahasohet me cicërimën e bilbilit.
Galina Durmushlijska lindi në fshatin Vedrina, rajoni i qytetit Dobriç. Që kur ishte tepër e re specialistët e zbuluan talentin e saj muzikor. Në fillim të viteve 90-të të shekullit të kaluar ajo incizoi repertorin e saj me këngë nga Dobruxha me Orkestrën e Muzikës Popullore të Radios Kombëtare Bullgare. Në fonotekën e radios ruhen më se 200 incizime solo të këngëtares dhe incizime me Trion “Dobruxhanka”, në të cilën këndonte bashkë me këngëtaret Millkana Jordanova dhe Nelka Petkova. Vite me radhë ajo ishte pjesë e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore “Dobruxha” – Dobriç, i cili për të ishte një shkollë e mrekullueshme profesionale.
Për fat të lumtur rastisi të takohet me këngëtaren e njohur Verka Siderova, e cila i dha asaj këngë të veta të pa incizuara me porosinë që ajo jo vetëm të interpretojë por edhe të incizojë.
Galina Durmushlijska ka meritë të madhe për popullarizimin e këngës popullore bullgare në Holandë ku ajo jetoi në vazhdim të 10 viteve. Aty ajo krijoi formacione holandeze për këngë shumëzërëshe popullore të përpunuara nga kompozitorë të njohur bullgarë. Për krahinën e lindjes, të cilën e dashuron shumë këngëtarja tregon:Dobruxha është një rajon i mrekullueshëm. Aty fusha është e rrafshët dhe e gjerë. Njerëzit e atyshëm kanë fatin të jetojnë në tokën më pjellore të Bullgarisë. Mirëpo, mënyra e vetme për jetë të mirë dhe të lumtur është puna dhe nuk do të jetë e tepruar në se do të them se tipari kryesor i shumicës së banorëve është dashuria ndaj punës. Prandaj edhe shumica e këngëve kanë lidhur me punën dhe me mënyrën e jetesës së njerëzve. Mbaj mend që njerëzit aty kur mblidheshin për të punuar gjithnjë kënduan. Kështu edhe unë që kur isha e vogël filloi të këndoj pa menduar se një ditë këndimi do të jetë profesioni im. Këngët e para e dëgjova nga gjysha Dena e cila kishte prejardhjen nga qyteti Llozengrad, i cili sot ndodhet në Turqi. Fisi im u vendos në krahinën e Dobruxhës nga disa qytete – Kotell, Llozengrad, Karnobat. Ky grumbullim i njerëzve nga rajone të ndryshme ndikoi edhe mbi folklorin vendor. Gjyshja ime më këshillonte të këndoj ëmbël, me butësi të tregoj për heronjtë të cilët jetuan para neve. Folklori është urtësia e një populli. Këngët popullore tregojnë se si njerëzit para nesh jetuan, çfarë u sillte atyre gëzim... Si në Ansamblin “Dobruxha” ashtu dhe nga dirigjenti i tij Petër Krumov mësova shumë për folklorin bullgar. U jam mirënjohëse të gjithëve të cilët gjatë viteve formuan te unë aftësia të këndoj në mënyrë origjinale kështu që njerëzit të dëgjojnë dhe të pëlqejnë këngët e mia.
Talenti artistik i këngëtares Galina Durmushlijska është vetëm pjesë prej joshjes së saj skenike. I famshëm është preciziteti i saj në zgjedhjen e këngëve në repertor, gjë për të cilën tregon:
Repertori im përfshinë këngë nga Dobruxha Jugore dhe Veriore, të interpretuara nga bullgarët të cilët pas arritjes së Traktatit të Krajovës, vitet 40-të të shekullit të kaluar, erdhën të jetojnë në kufijtë e nënës Bullgari. Të llojllojshme janë këngët të cilat i interpretoj. Nuk kam këngë në të cilën ndonjëri të vdesë ose të mallkojë. Secili lindet në botë për të jetuar, për të kënduar, për të dashuruar. Në vitet 90-të të shekullit të kaluar pata fatin të udhëtoj në Ukrainë te bullgarët e Besarabisë. Prej tyre mësova shumë këngë. Në Amsterdam bashkë me kolegë holandezë formuam korin e përzier “Çubrica” (Trumza), i cili vazhdon të japë koncerte. Për mua kjo ishte një terapi gjatë viteve kur jetova aty. Duke mësuar me këngëtarët këngë popullore bullgare sikur isha në Bullgari. Në trion holandeze “Pauni”(Pallua) këndojnë nxënëse të mia. Ato janë ambasadoret e Bullgarisë në këtë vend. Tani jetoj në qytetin Kotell(Bullgari Lindore) dhe merrem me turizëm. Shpesh udhëtoj jashtë shtetit dhe më pëlqen të frekuentoj Qipron ku mësoj bullgarët aty të këndojnë.
Dëshira ime është që të rinjtë të dinë se kishte kohë kur kënga popullore i ndihmonte bullgarit të përballojë të gjitha vështirësitë në jetë, e cila nuk ishte aq e lehtë. Të gjitha kujtimet e mia i mblodha në një libër. Në të tregoj për të gjitha ato gra prej të cilave mësova këngët e ndryshme. Mund të them se libri përbën historitë e të gjitha këngëve nga repertori im. Pata shansin e pabesueshëm që Zoti të më japë talent. Kur njeriu këndon, sikur jeta bëhet më e lehtë. Për mua është një përjetim i pabesueshëm që me këngën të prekë publikun.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Në qytetin Aksakovo, rajoni i Varnës, u krijua grupi i parë bullgar i gajdexhinjve vetëm me vajza. Këtë e bëri të ditur Nikolla Georgiev, drejtues i Shkollës së Gajdexhinjve “Trakia”, pranë së cilës u formua grupi. Ivelina, sijana, Sara, Kalina,..
Njohësit e folklorit bullgar u mblodhën në fundjavat e 20 dhe 21 korrikut në fshatin Teteven të Ribaricës për Festivalin e Tretë Kombëtar dhe edicionin e gjashtëmbëdhjetë të "Festivalit të zakoneve popullore dhe kostumit autentik" në zonën e..
Ajo ka lindur më 28 korrik 1935 në fshatin Bistrec të Stranxhës në Bullgarinë Verilindore. Në moshën 17-vjeçare mori pjesë në një konkurs në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore në Sofje, ku u miratua për korin “Filip Kutev”...