Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Beogradi përsëri shqyrton kërkesën e Sofjes për ekstradimin e bankierit Cvetan Vasilev

Cvetan Vasilev
Foto: BGNES

Gjykata e Lartë në Beograd bëri të ditur se po shqyrton një kërkesë suplementare të Prokurorisë bullgare për ekstradimin e bankierit Cvetan Vasilev, i cili aktualisht ndodhet në Serbi. Njoftimi vjen dy ditë pasi Kryeprokurori i Bullgarisë Ivan Geshev informoi institucionet evropiane se autoritetet në Beograd tashmë gjashtë vjet nuk e ekstradojnë bankierin. Më 5 shkurt Geshev iu drejtua me shkrim Sekretariatit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës dhe Komitetit Evropian për Problemet e Kriminalitetit për vështirësi të lidhura me zbatimin e dy kërkesave dërguar autoriteteve serbe për ekstradimin e shtetasit bullgar Cvetan Vasilev.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Marin Marinov

Marin Marinov është bullgari që humbi jetën në sulmin në Rripin e Gazës

Bullgari që humbi jetën në sulmin në Gaza dy ditë më parë është Marin Marinov, 51 vjeç nga qyteti Jamboll. Kjo duket qartë nga një postim i komunës së Jambollit në rrjetet sociale. Marinov është baba i dy fëmijëve - djem të moshës 29 dhe 25 vjeç. Ai..

botuar më 25-03-21 4.04.MD
Radostin Vasilev

MEÇ kërcënon me bllokada dhe protesta nëse grupi i tyre parlamentar nuk njihet

Nëse më 26 mars nuk ka një grup parlamentar të Partisë “Moral, Bashkim, Nder” (MEÇ), do të fillojmë bllokada, tha në një konferencë për media lideri Radostin Vasilev. Ai ka kërkuar dorëheqjen e kryetares së Kuvendit Popullor Natalija Kisellova...

botuar më 25-03-21 12.26.MD

Ka shpresë se në fund të vitit do të fillojë ndërtimi i një tuneli nën Shipka

Një projekt i madh infrastrukturor në Bullgari po ecën përpara - tuneli nën majën Shipka në malin Stara Pllanina, i konceptuar 120 vjet më parë, do të ketë një projekt teknik të gatshëm këtë vit. Nëse miratohet, ndërtimi i objektit do të fillojë..

botuar më 25-03-21 11.25.PD