Bullgaria do të bashkëpunojë edhe më ngushë me Bjellorusinë në sferën e ekonomisë, turizmit dhe arsimit. Këtë e tha kreu i shtetit Rumen Radev në një takim me ministrin e punëve të jashtme të Bjellorusinë Vlladimir Makej në Sofje. Sipas presidentit zgjerimi i partneritetit të Bjellorusisë me BE-në siguron mundësi për lidhje më të ngushta midis të dy vendeve tona. Fushat e interesit reciprok janë edhe teknologjitë e informacionit, elektronika, bujqësia, riparimi i teknikës mbrojtëse.
Kjo është vizita e parë zyrtare e një ministri të punëve të jashtme të Bjellorusisë në Bullgari që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.
Më vonë ministri Vlladimir Makej u takua edhe me zëvendëskryeministren dhe ministre e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva, e cila ripohoi se Bullgaria do të përkrahë Bjellorusinë në afrimin e saj me BE-në. Krahas kësaj vendi ynë ka gatishmëri të japë ndihmë me ekspertiza për avancimin e reformave në fushën e të drejtave të njeriut, demokracisë, superioritetit të ligjit.
Qeveria e kryesuar nga Rosen Zheljazkov i mbijetoi edhe një votë mosbesimi. Sot deputetët do të votojnë mocionin e dytë të mosbesimit ndaj qeverisë Ajo u prezantua nga partia MEÇ, me mbështetjen e "Vëzrazhdane" dhe "Veliçie" për..
Bullgaria nuk vendos kushte shtesë në procesin dhe negociatat e Maqedonisë së Veriut me BE-në, tha nënpresidentja Ilijana Jotova në hapjen e forumit "BE-ja takon Ballkanin" në Sofje. Në forum marrin pjesë komisionerja evropiane për zgjerimin, Marta..
Me kryeministrin Rosen Zheljazkov, diskutuam planin e BE-së për një strategji të re për Detin e Zi, të cilën Komisioni Evropian do ta paraqesë së shpejti. Kjo u njoftua nga komisionerja e Zgjerimit Marta Kos, e cila ndodhet për një vizitë zyrtare në..
Në shërbimet për Pashkën e tij të fundit, Papa Françesku u shfaq para besimtarëve me një omofor, të marrë si dhuratë gjatë vizitës së tij në Bullgari në..
Moti me diell do të mbizotërojë ditën e martë . Mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të formohen re shiu dhe do të bien shira në disa rajone...
Kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova sot do t'i shpërblejë fituesit e Festivalit të 32-të të Pashkëve të Fëmijëve në qytetin serb të..