Gjatë vitit 1995 një grup piktorësh të rinj deklaruan përfshirjen e vet në jetën kulturore me manifest, në të cilin u ndanë me traditën dhe ndërmorën iniciativën për një art të ri bullgar. Ata i treguan idetë e veta inovative në dy ekspozita gjatë viteve të 90-të. 20 vjet më vonë, krijuesit e bashkuar nën emrin “XXL” përsëri mblidhen , që të ndjekin shenjën e kohës në pikturat e veta.
Ekspozita “Piktura e re bullgare III” është e hapur në sallën “OBORISHTE 5 Gallery and Hall” në Sofje dhe do të vazhdojë deri më 3 mars.
“Qe me rëndësi që të dallohemi nga ajo që e bënin përfaqësuesit e avangardit bullgar, të cilët nuk qenë adekuatë me kohën dhe karakteri i tyre ishte tepër lozonjar dhe dekorativ” – thotë piktori Ivan Kjuranov. “Gjatë viteve të 90-të të shekullit të kaluar piktura ishte mohuar si medie, sepse ishte shfrytëzuar për një periudhë mjaft të gjatë kohe dhe nuk kishte se çfarë më shumë të thoshte përmes mjeteve të saj shprehëse. Kurse me ekspozitën “Piktura e Re bullgare I”, e cile u zhvillua gjatë vitit 1996 me ide të Huben Çerkellovit, ne donim të tregonim se ajo mund të përdoret si një mjet modern të shprehjes. Gjatë të gjitha këto viteve ne në faktë kemi marrë pjesë në ringjalljen e pikturës.“
Në mesin e viteve të 90-të të shekullit të kaluar piktorët e rinj bullgarë përdornin mjetet shprehëse moderne si videoja, instalimi dhe fotografia. U paraqitën dhe krijime interesante dhe rrënjësisht të ndryshme nga këto të brezit të mëparshëm të krijuesve.
Piktori Petko Durmana e krahason “përbuzjen” e atëhershme të pikturës me fundin e veprës së shkruar nga Francis Fukuyama – sipas sociologut amerikan demokracia liberale dhe tregu i lirë janë pika përfundimtare e evolucionit sociokulturor të njerëzimit.“Çerek shekull më vonë, përsëri kthehemi drejt Luftës së Ftohtë, kurse piktura është media më e fortë dhe e rëndësishme,“ shton ai. Pasi vite të tëra me radhë studion teknologjitë dhe mediat e reja, sot Petko Durmana i përcakton veprat e tij si një “pikturë post-teknologjike” dhe prezanton krijime në një formë kuadrati - "me qenë se janë “istagram friendly” në të cilat vendos dy shtresa.
“Në fakt këto janë dy piktura njëra mbi tjetrën dhe ajo e poshtme mund të shikohet vetëm me ndihmën e mjeteve teknologjike – thotë ai. Në të gjithë serinë “undercover” bëj një bazë realiste, e cila i përngjan diku realizmit socialist, derisa mbi shtresën e dytë vë mesazhe të llojit të pankartave, të lidhura me realitetin.
Kështu tek “Mbreti Bombë” sipër është Vladimir Putini, fytyra e të cilit është i pikturuar mbi një bombë dhe kurora e tij është një stabilizator, kurse poshtë është pikturuar Stalini.
Piktura “O, Iran” tregon që sipër distinktivin e Miki Mausit, të mbajtur gjatë krizës me pengjet në Teheran gjatë periudhës 1979-81, kurse nën të është Donald Trump, i cili e ktheu konfrontimin me Iranin. Ideja është se, historia përsëritet dhe unë e vendos tragjedinë si shtresë fillestare, kurse mbi të vendos farsën.”
Pavarësisht se kanë ndërmarrë rrugët e veta personale dhe kanë zhvilluar artin e vet në mënyrë të ndryshme, që të gjithë piktorët nga grupi “XXL” i mbeten besnikë qëndrimit modern ndaj pikturës. E dëshmojnë veprat e tyre të përmbushura me pop-art elemente, me praktika konceptuale, me përzierjen e fotografisë dhe të pikturimit. Dhe pavarësisht se janë plot me teknika dhe stile të ndryshme, ato bashkëpunojnë me njërë-tjetrën.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Diana CankovaModë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..
Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..
Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë..