Mësues, ish-deputet, kurse sot fermer - pronar i një ferme të madhe për lopë dhe kryetar i Asociacionit regjional të prodhuesve të qumështit dhe të mishit në krahinën e qytetit Tërgovishte. Kjo është kartëvizita e Hasan Çırak, veprimtaria e të cilit është e përqendruar në fshatin e rrethit të qytetit Tërgovishte-Kamburovo /në Bullgarinë Verilindore/.“Fillimi qe mjaft i vështirë,shumë i vështirë. Ndërmarrja kishte detyrime të shumta kurse vëllimi i prodhimit qe i vogël, mund të them pothuajse mungues – 5 lopë dhe 8 viça, pa asnjë dynym tokë dhe asnjë lloj inventari agrar. Duhej të investonim në 3 drejtime - kafshë, makina bujqësore dhe inventar dhe toka bujqësore. Gjatë këtyre viteve blemë afro 8 mijë dynymë tokë, morëm me qira akoma 10 mijë dynymë, realizuam 4 projekte në bazë të programeve evropiane - me kafshë, makina bujqësore, ndërtim dhe rekonstruksion të godinave ekzistuese -thotë fermeri.
Kurse tani Hasan Çırak realizon projektin e tij të pestë. Përpara Radio Bullgarisë ai komentoi shkaqet që një pjesë e madhe nga kolegët e tij të mbyllin fermat e veta?
“Projektet evropiane kërkonin t’u përgjigjeshim kritereve dhe standardeve evropiane. Ata ndihmuan që të mbetemi në degë, me qenë se, më në veçanti në sferën e blegtorisë, shumë ferma mbyllën – vë në dukje fermeri dhe vazhdon.Që nga viti 2003 jam kryetar i Asociacionit regjional të qumështit dhe të përpunuesve të mishit në krahinën e Tërgovishtes. Atëherë në shoqatë anëtarësonin mbi 90 fermerë, kurse tani jemi rreth 15. Puna me të vërtetë nuk është tërheqëse, shumë vështirë gjenden punonjës. Shumë nga kolegët nuk rezistuan, nuk mundën të investojnë në fermat e veta, për shkak të mungesës së parave dhe u detyruan t’i mbyllin, me qenë se mbetën jashtë kërkesave dhe standardeve evropiane”.
A e mendoni se çmimet blerëse të qumështit dhe të mishit në Bullgari janë të përshtatshme?
“Mendoj se po, sado që ankohemi se çmimet janë të ulëta. Ne tanimë jemi në shtëpinë e përbashkët evropiane dhe çmimet në vendet evropiane nuk dallohen shumë nga këto tonat, ndryshimi është 1,2 deri më 5 cent. E vërteta është se duhet të mjelim më shumë qumësht, të prodhojmë më shumë qumësht me një kosto më të ulët dhe cilësi të mira” -është i bindurHasan Çırak.
Aktualisht sa kafshë po rrisni, sa tokë keni dhe çfarë po mbillni?
“Toka e punueshme është rreth 17 mijë dynymë. Rrisim kryesisht grurë, tërshërë, elb, luledielli dhe misër. Kafshët janë rreth 450 nga të cilat 160 janë lopë qumështi, rreth 70 mëshqerra, të tjerat janë viça për majmëri” – përgjithëson fermeri nga fshati Kamburovo.
Thotë se tani për tani nuk mendon të zgjerojë ekonominë e vet, në të cilën merr pjesë e gjithë familja e tij dhe më në veçanti të rinjtë - vajza dhe dhëndri të cilët “këmbëngulin të vazhdojmë dhe të mos të heqim dorë.” Kurse sa i përket ciklit të mbyllur të prodhimit, Hasan Çırak thotë:
"Dhe ne ishim me këtë mendim, rekonstruktuam ish mensën e ndërmarrjes. Por pas kësaj doli Rregullorja numër 20, e cila jepte mundësi të mira për përpunimin e produktit personal, por në të njëjtën kohë kjo rregullore i kufizonte fermerët të përpunojnë vetëm 30% nga qumështi i prodhuar, kurse pjesën tjetër t’ua dorëzojnë përpunuesve të mëdhenj të qumështit. Njëkohësisht nuk na lejonte të shisnim në pazaret në më shumë se 2 zona ngjitur, që sipas meje qe një kufizim i të drejtave ekonomike, do të thosha dhe i të drejtave kushtetuese. Këtë çështje e kam vënë direkt përpara 3 ministrave të bujqësisë, por një ndryshim nuk ka. Si organizata profesionale jemi të dobët dhe nuk mund të mbrojmë interesat tona. Përpunuesit kryesojnë bashkimet më të rëndësishme të degëve të mbarështuesve dhe natyrisht, mbrojnë interesat e përpunuesve. Kjo deri diku është si pasojë e mungesës së ligjit për organizatat profesionale. Tanimë ka 4 projektligje dhe nuk e dimë se përse nuk pranohet. Dhe gjërat vazhdojnë kështu" – na tregoi përdhimbjen e vet fermeri Hasan Çırak.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personalNë BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..