Junder Bejtula fitoi medaljen e dytë të argjendtë për Bullgarinë në turneun në qytetin iranian Resht. Në kategori deri më 81 kilogramë Bejtula realizoi gjashtë prova të suksesshme dhe u bë i dyti pas garës së fundit me 353 kilogramë (158 kilogramë në shtytje dhe 195 në shkëputje).
Junder Bejtula është përfaqësuesi i shkollës së qytetit Dobriç (Bullgari Verilindore) me trajner Todor Kirçev. Ai fitoi dhe medaljen e bronztë në shkëputje në kampionatin botëror për meshkuj në Pataja (Tajlandë) vjeshtën e kaluar.
Peshëngritësi tjetër në turneun në Iran është Angell Rusev, i cili u rendit në vend të dytë në kategorinë 61 kilogramë. Me rezultatet e arritura dy bullgarët kanë shanse të marrin kuota olimpike për Tokio 2020.
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e tretë të Turneut të Tenisit "Masters" në Shangai me një fond shpërblyes prej 9 milionë dollarësh.Grigor Dimitrov, i renditur nën numrin 9, eliminoi belgun Zizu Bergs mе 6:3, 3:6,..
Më shumë se 6000 vrapues do të marrin pjesë në edicionin e 41-të të Maratonës Wizz Air Sofia, njoftuan organizatorët e garës në një konferencë shtypi gati dy javë përpara fillimit.Traseja prej 42 kilometrash i disiplinës së gjatë këtë vit do të ketë..
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..