Deri më 1 mars 2020, kur fillon përdorimi i sistemit për menaxhimin e pagesës rrugore (toll) për automjetet e rënda mbi 3,5 tonë, mund të blihen vetëm pulla javore dhe ditore për tarifat rrugore (vignette). Pas kësaj date 3115 kilometra prej rrjetit rrugor të republikës do të përdoren vetëm pas pagimit të tarifave të reja rrugore (toll). Ky pagim do të jetë në bazë të llogaritjes së distancës së kaluar, informuan nga Agjencia e Infrastrukturës Rrugore.
Shitja e pullave javore që përdoren aktualisht do të vazhdojë deri më 24 shkurt, kurse ajo e pullave ditore – deri në orën 23.59 më 29 shkurt.
Që nga fillimi i shkurtit tashmë nuk shiten pullat mujore për tarifat rrugore për automjetet e rënda.
Konsumatorët, të cilët paguajnë për më shumë se një pullë elektronike, duke përdorur transferta banke, duhet të jenë të vëmendshëm kur plotësojnë informacionin për afatin e skadimit, paralajmërojnë nga Agjencia.
Më në fund ekziston vullneti politik në nivelin më të lartë për të zgjidhur konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë përmes diplomacisë dhe ky proces duhet të mbështetet. Këtë e theksoi presidenti Rumen Radev para gazetarëve para hapjes së Konferencës së..
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov do të shkojë në gjykatë për arrestimin e liderit të GERB, Bojko Borisov, më 17 mars 2022. Zyra e prokurorit ngriti padinë kundër Petkovit në Gjykatën e Qytetit të Sofjes dy muaj pasi ai hoqi..
Dorëzimi i buxhetit është shtyrë me një javë për shkak të angazhimit të Bullgarisë për të përgatitur një plan strukturor dhe fiskal, njoftoi BTA. Ministrja e financave Temenuzhka Petkova shpjegoi në margjinat e Kuvendit se nevojiten disa ditë që plani, i..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..