Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Situata politike në Bullgari dhe mesazhi ndaj botës

Gjatë 30 viteve të fundit Bullgaria kaloi përmes një sërë sprovave në plan shoqëror, politik dhe social. Kjo ndikoi ndjeshëm mbi qëndrimet e shoqërisë ndaj temave të rëndësishme, të cilat i përkasin rendit të ditës dhe së ardhmes së vendit. Në qoftë se hedhim një shikim mbi dekadën 2009-2019 do të shohim se gjatë vitit të kaluar vëzhgohet rritje e optimizmit sa i përket zhvillimit të vendit tonë. Ndoshta kjo i detyrohet stabilitetit dhe parashikueshmërisë së qeverisjes, si dhe faktit se mesazhi që vendi ynë dërgon në plan politik është miratuar nga partnerët tanë evropianë dhe ndërkombëtarë:

Gjatë viteve të fundit shihet se Bullgaria përpiqet të jetë në marrëdhënie të mira me të gjithë partnerët e saj potencialë” – deklaroi në një intervistë për Radio Bullgarinë sociologu Përvan Simeonov. “Qeverisja e tanishme bën përpjekje të mirëmbajë marrëdhënie të mira me të gjithë lojtarët gjeopolitikë dhe aleatët tanë.”

Një shembull i kësaj ishte vizita e Kryeministrit bullgar Bojko Borisov në SHBA dhe takimi i tij me Presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Nëpërmjet marrëveshjeve të arritura Borisov përgënjeshtroi mendimin se nuk është i pranuar mirë në SHBA.

Suksesi i kësaj politike ishte i dukshëm edhe gjatë Presidencës bullgare të Këshillit të BE-së gjatë vitit 2018. Sociologu nuk u angazhua me prognozë se sa do të vazhdojë kjo periudhë e suksesshme, sepse sipas fjalëve të tij “bota bëhet një vend gjithnjë e më shqetësues”.

Sa u përket politikës së brendshme dhe zgjedhjeve Përvan Simeonov vuri në dukje se shoqëria bullgare periodikisht arrin në një situatë ku kërkohen heronj të rinj, të cilat t’i shpëtojnë pushtetarët në momentin e përshtatshëm. Në këtë kuptim edhe viti 2019 nuk ka qenë përjashtim:

Siç duket po formohet një skenë e re për lojtarët e rinj politikë dhe kjo shihet shumë qartë. Kohët e fundit ka gjithnjë e më shumë kandidatë, të cilët duan të ndryshojnë tërë procesin politik sipas dëshirës së tyre. Pres që gjatë 2020-ës dhe sidomos gjatë vitit 2021 të shohim shumë prej veprimeve të tyre” – vuri në dukje sociologu.

Sipas mendimit të Përvan Simeonovit viti 2020 filloi shumë interesante në plan politik në krahasim me vitin 2019, i cili ishte kulmi i një periudhe disavjeçare të parashikueshmërisë ekonomike dhe të një procesi të qetë politik, që nuk çoi në ndryshime të konsiderueshme. “Por siç shihet nga ngjarjet gjatë disa viteve të fundit situata përsëri do të vështirësohet”. Aktualisht ka një “prokurori të fuqishme, një president të fortë dhe një qeverisje të re gjeopolitike të vendit”, vuri në dukje sociologu.

Këto vëzhgime, si dhe disa të tjera për veprimtarinë politike bullgare janë paraqitur në pasqyrën e agjencisë sociologjike “Gallup” – “Procesi politik dhe opinioni publik në Bullgari gjatë vitit 2019”. Botimi përbën njëfarë retrospekcioni të tri dekadave të fundit, sepse gjatë vitit 2019 Bullgaria shënoi 30 vjet nga fillimi i tranzicionit drejt demokracisë. U jepet përgjigje shumë pyetjeve, të cilat bullgari po vazhdon të bëjë edhe sot – a jemi të gatshëm për ekonominë e tregut, a jemi të gatshëm për demokracinë, a e miratojmë apo jo?

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: gallup-international.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

7 parti në parlamentin e ri, 7 pikëpamje për qeverisjen e ardhshme

​ Shtetësia vuan nga përçarja. Votuesi bullgar dëshiron ndryshime dhe detyra e politikanëve është t'i zbatojnë ato - të planifikuara, të ndërgjegjshme dhe të arsyetuara. Jetojmë në një kohë jashtëzakonisht dinamike, jetojmë në një kohë të ndarë. Me..

rinovuar më 24-06-19 4.41.MD
Prof.Ognjan Gerxhikov

Prof. Ognjan Gerxhikov: Ka ardhur koha për një ndryshim në sistemin zgjedhor dhe për shfaqjen e një projekti të ri politik kuptimplotë

Data 19 qershor 2024 është një datë themelore për Legjislaturën e 50-të të Kuvendit Popullor të Bullgarisë. Presidenti Rumen Radev thirri 240 përfaqësuesit e sapozgjedhur të popullit në seancën e parë. Me votimin e parakohshëm parlamentar, bullgarët..

botuar më 24-06-19 6.55.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Me zgjedhjet për PE në Slloveni, votuan edhe për votim preferencial, eutanazi dhe kanabis për qëllime mjekësore. Në zgjedhjet për Parlamentin Evropian në Slloveni më 9 qershor, pjesëmarrja tejkaloi 41%  dhe ishte më e larta që nga viti..

botuar më 24-06-14 5.35.MD