Dy kritikë të rinj arti i venë vetes për qëllim gjatë vitit të tanishëm të drejtojnë vëmendjen mbi arkitekturën e neglizhuar industriale nga koha e modernizmit bullgar. Trashëgimia e tij në periudhën midis të dyja luftërave botërore, sot po shkatërrohet, “vetëdigjet” ose rrëzohet, pa shkaktuar reagime të konsiderueshme shoqërore të rezistencës dhe zemërimit.
Modernizmi hyn në vendin tonë me ndihmën e shkollave evropiane, në të cilat arkitektët e ardhshëm bullgarë arsimohen. Gjatë kthimit të vet, bullgarët që kanë mbaruar universitetet më prestigjioze, krijojnë jo vetëm godina shembullore publike dhe shtëpi private, por dhe fabrika të shumta, pajisje hekurudhore, ura, thertore, duke iu përgjigjur zhvillimit të stuhishëm të industrisë tek ne.
Arkitektura industriale është interesante me këtë se përmes saj hyjnë tendencat e fundit si dhe materialet më të reja ndërtimore – tregon Vasill Makarinov nga fondacioni “Modernizmi arkitekturor bullgar”.
Për shembull, çudit përdorimi i qelqit dhe i betonit për t’u dhënë një formë kubeje hapësirave të mëdha. Kjo në fakt është e diktuar nga kërkimet funksionale - që të mund të ketë një proces prodhues në fabrikë, është e nevojshme një hapësirë e madhe për vendosjen e pajisjeve, si dhe një ndriçim i mirë. Këto elemente gjejnë një përdorim të gjerë po kështu në arkitekturën qytetare midis viteve 20 dhe 40 të shekullit të kaluar, pavarësisht se deri në një shkallë të madhe paraqitjet e tyre identifikohen pikërisht në objektet industriale.
Mjerisht nuk do të kalojë shumë kohë dhe për rrymën modernizëm në arkitekturën tonë industriale do të gjykojmë vetëm nga fotografitë e bëra në gjysmën e parë të shekullit të kaluar. Në fund të vitit të kaluar, me vendim të pronarit, deri në themel qe shkatërruar uzina hekurudhore në kryeqytet – një godinë e jashtëzakonshme e arkitektit Panajot Kallçev, e cila përbën salla dhe depo të shkëlqyera me një konstruksion të brinjëzuar me beton të armuar dhe dritare papafingo të formuara shumë bukur në formë arke.
Akoma është i freskët shembulli me depot e duhanit në qytetin Plovdiv të djegura gjatë vitit 2016. Konstruksionet e tyre të brendshme shumë të vlefshme prej druri humbën përgjithmonë, kurse për zjarrin qe akuzuar një endacak. Të shkatërruara përgjithmonë ose duke u shkatërruar e të lëna në mëshirën e fatit janë dhe shumë godina të tjera në qytetet më të mëdha të Bullgarisë. Përse kjo trashëgimi arkitekturore gjithnjë e më rrallë njihet si një vlefshmëri?
Kjo është një çështje mjaft e vështirë për t’u shqyrtuar – përgjigjet Vasill Makarinov. Nga njëra anë, një pasqyrë e regjistrave të shfletuar tregon se nuk ka shumë godina me statut të një vlere kulturore në arkitekturën industriale, kurse nga ana tjetër regjistri tregon se jo gjithmonë ky statut mund t’i ruajë objektet. Një shembull i shëmtuar në këtë drejtim është Fabrika e Sheqerit pothuajse e shkatërruar në Sofje, megjithëse godina është me statut.
Mbase një nga armët e mira për mbrojtje të trashëgimisë arkitekturore është njohja e saj në kuptimin më të gjerë - jashtë leximit juridik të nocionit “vlerë kulturore”. E pikërisht, si objekte mbartëse të kujtimit për historinë ekonomike dhe për arkitekturën e vendit nga periudha përkatëse.
Instituti Kombëtar për Trashëgimi Kulturore e të Paluajtshme, është institucioni i cili duhet të ndjekë ruajtjen e godinave. Por, në praktikë kjo nuk ndodh, pohon Vasill Makarinov. Prandaj ai, bashkë me bashkëmendimtarin e tij Teodor Krakolev, nis një fushatë edukative – sqaruese për vlefshmërinë e godinave.
Kur një pronar kupton se godina e tij ka vlerë në pamjen e vet origjinale, ai do të jetë njeriu i fundit, i cili do t’i verë dorë këtij objekti dhe mbase do të ndërmarrë masa ose ta ruajë, ose vetë ai të jetë figura fituese, beson kritiku i artit.
Ai jep shembull me ndërtesa të ngjashme në Evropë, të cilat janë të kthyera në hapësira për art dhe alarmon për masa të ngutshme që duhet të ndërmerren për ish thertoren bashkiake të kryeqytetit, në qoftë se duam që një nga shembujt më të mirë të modernizmit bullgar nga periudha midis dy luftërave të shpëtohet.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...
Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..
“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..