Peshëngritësi bullgar Angell Rusev u radhit në vendin e dytë në turneun për kualifikimet olimpike të ngritjes së peshave në qytetin iranian Resht. Në kategorinë 61 kilogram bullgari hodhi 110 kilogram dhe shtyri 147 kilogram gjë që i siguroi atij medaljen e argjende me 257 kilogram gjithsej.
Pranverën e vitit të kaluar në Batumi të Gjeorgjisë 18 vjeçari Angell Rusev u bë nënkampion evropian për meshkuj në kategorinë 55 kilogram. Në tetor të po këtij viti u bë edhe kampion evropian deri në 20 vjeç me 3 rekorde botërore për të rinj në kampionatin në Bukuresht të Rumanisë.
Turneu në Iran është pjesë e kualifikimeve për lojërat olimpike gjatë kësaj vere në kryeqytetin japonez.
Ivan Vezjuv fitoi një medalje të artë në skijimin në 100 metra në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore (Special Olympics) në Torino. Në të njëjtën disiplinë në divizione të ndryshme, dy bullgare të tjera u ngjitën në podium - Asja Todorova..
Grigor Dimitrov u kualifikua në fazën e 16-të të turneut të fortë të tenisit në Indian Wells. Tenisti më i mirë bullgar theu rezistencën e veteranit francez Gael Monfis me rezultatin 7-6 (4), 4-6, 7-6 (2) pas më shumë se tre orësh lojë. Bullgari..
“Botev Plovdiv” organizon sot, 11 mars, një ballo bamirësie për të festuar 113 vjetorin e themelimit të klubit profesionist të futbollit. Mjetet e mbledhura do të mbështesin dy fushata - për ndërtimin e monumentit të futbollistit..