Gjatë vitit 1891 lindi Minço – fëmija i katërt në familjen e Todor Kacarit nga Brezovo (Bullgari Jugore). Fëmija lindi me dorë të djathtë të pazhvilluar, por do të kapte furçën me dorën e majtë, sepse u bë piktor – i njohur më shumë jashtë shtetit sesa në atdhe, që ku iku gjatë vitit 1921.
Atëherë pas kurrizit të vet ka pasur tri ekspozita - në Plovdiv dhe në kryeqytetin e Sofjes, ku studioi në Akademinë e Arteve në klasën e piktorit të madh Ivan Mërkviçka.“Kur gjatë vitit 1921 iku nga atdheu, ajo e cila e drejtoi, supozon djali i mbesës së tij Venelin Valjaviçarski, “ka qenë synimi i tij për përsosmëri, dëshira t'i ndiejë dhe t’i shikojë qendrat e mëdha të artit. Në fillim fare ai shkoi në Vjenë, kurse pas kësaj në Paris. Ekspozita e tij e parë në kryeqytetin botëror të artit u organizua gjatë vitit 1942 në galerinë „Cambacérès“. Gjatë vitit 1946 dhe 1949 ka pasur dhe dy të tjera - në galeritë prestigjioze „La Boétie”1 dhe „Pleyel“.
Si një fije e kuqe përmes jetës së piktorit kalon filozofia e “jo dhunës” të shkrimtarit rus Lev Tollstoj, mbi të cilën pasionohet akoma si nxënës. Gjatë kohës së qëndrimit të tij në Vjenë ai u njoh me sekretarin e Lev Tollstojit Valentin Bullgakov dhe filloi të zhvillojë korrespondencë me të. Për të na japin një farë përshtypje 33 fletët e letrave, të shkruara nga Kacarovi deri tek Bullgakovi, të cilat ruhen në Arkivin Shtetëror të Letërsisë dhe Artit në Rusi.
Më shpesh Minço Kacarov punoi në gjinitë e portretit dhe të peizazhit.
Kurse tema e cila e emocionoi më fortë u bë kompozitori gjenial Ludwig van Beethoven.
“Unë jetova në Vjenë - qyteti, ku muzika derdhej nga çdo një dritare e hapur. Dëgjoja Haydn, Bah, Mozart, por antena ime e brendshme qe më e ndjeshme ndaj tingujve të Betovenit” , i citon kujtimet e piktorit Venelin Valjaviçarski dhe rikujton një rast të përshkruar prej tij:
“Njëherë i drejtuar nga kureshtja, fillova të shëtis nëpër parkun e varrezave në Vjenë (Währing), i cili qe afër shtëpisë sime. Dhe duke kaluar mjaft vështirë përmes shkurreve, dola në një fushë, në të cilën kishte një varrë me monument lartë. Në të ishte shkruar “Ludwig Van Beethoven “. Fati deshi kështu që vendi, ku unë jetoja të ishte lidhur me varrin e parë të Beethovenit”2.
I interesuar nga krijimtaria dhe fati i kompozitorit, Kacarovi kërkoi letra dhe dokumente të tij, madje udhëtoi deri në Gjermani. Mbase ka ndier diçka të përbashkët, supozon Valjaviçarski: “Piktori ka qenë me një paaftësi fizike – një dorë të pazhvilluar, kurse në fund të jetës së tij kompozitori është shurdhuar. Dhe mbi të gjitha më fort e intrigoi gjeniu i Beethovenit, të cilit i përkushtoi 36 piktura”. Shiti kopjet e tyre, por origjinalet i ruajti– për një turne, me të cilën planifikoi të vizitonte vendet evropiane, zhvilloi bisedime dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por, kjo iniciativë e piktorit mbeti e parealizuar. Shëndeti i tij papritur u keqësua dhe gjatë vitit 1953 ai vdiq në Paris.
Ku gjenden origjinalet e pikturave të Minço Kacarovit sot? Këtë nuk e dimë. “Nuk kam informatë për pikturat – tregoi bashkëbiseduesi im. Kërkova dhe në internet përmes Google gjeta një koleksion prej kopjeve të veprave të tij. Pronari është kryetari i Asociacionit Francez të Adhuruesve të Beethovenit - Dominique Prevo. U lidha me të dhe ai më tha se shumë nga pikturat janë në koleksione të huaja”. Dy piktura të tjera - portrete të Valentin Bullgakovit dhe të Tanjës, mbesa e Lev Tolstoit, të cilat Kacarovi i ka punuar në Vjenë, janë blerë nga muzeu Rus në Pragë. Pas Luftës së Dytë Botërore ky muze nuk ekziston më dhe këto piktura, sipas Valjaviçarskit janë transportuar në Muzeun e Tolstoit në Moskë.
Sot në Bullgari krijimet e Minço Kacarovit, pavarësisht se janë në kopje, mund të shikohen vetëm në godinën e bashkisë Brezovo.
Kurse Radnju Shopov nga qendra turistike e qytetit do t’ju tregojë hollësi intriguese nga jeta e piktorit. I gjithë informacioni në Bullgari, deri tek i cili arrijmë, duke kërkuar dëshmi për Kacarovin, çon vetëm deri në bashkinë Brezovo dhe qendrën turistike. Si dhe deri në librin “Minço Kacarov, i shkruar nga mbesa e piktorit Vasillka Kacarova-Valjaviçarska.
1Sot në afërsi me galerinë „La Boétie” në rrugën me të njëjtin emër në Paris gjendet Qendra Kulturore Bullgare.
2Më vonë eshtrat e kompozitorit janë transportuar në varrezat qendrore të Vjenës.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva Foto: arkiv personal
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë..