Zhvillimi i qëndrueshëm i marrëdhënieve dypalëshe me Turqinë është pjesë e rëndësishme e politikës së jashtme të Bullgarisë, tha kryeministri Bojko Borisov në takimin e tij në Sofje me ministrin e punëve të jashtme të Turqisë Mevlyt Çavushogllu. Kryeministri bullgar theksoi dialogun intensiv dypalësh politik, i cili iu bazohet parimeve të fqinjësisë së mirë dhe respektimit reciprok. Zoti Borisov vuri në dukje, se Bullgaria vlerëson lartë angazhimin e fqinjës sonë në aplikimin e Deklaratës së Përbashkët midis BE-së dhe Turqisë për migracionin nga viti 2016 dhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dypalësh në këtë fushë, gjë që siguron fluksin zero migrantësh në kufirin e përbashkët. Kryeministri theksoi edhe peshën e madhe, të cilën e mban Turqia duke u siguruar strehë një numër të madh refugjatësh.
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër..
Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë me kërkesën e presidentit Rumen Radev për shpalljen jokushtetuese të ndryshimeve në ligjin bazë të miratuara nga..