Një javë pasi Banka Popullore Bullgare lëshoi monedhën përkujtimore me pamjen e Gjeo Milevit në shitje, vlera e saj u rrit me tetë herë nga çmimi në të cilin propozohej fillimisht. Emetimi i monedhës është 2 leva, kurse nga Banka Popullore Bullgare shitej për 24 leva. Banka Kombëtare e lëshoi monedhën e bukur në lidhje me 125 vjetorin nga lindja e poetit tonë të madh-modernist. Në anën e përparme të monedhës është paraqitur emblema e Bankës Popullore Bullgare, vlera nominale dhe viti i lëshimit-2020. Në anën e kundërt shikohet portreti i Gjeo Milevit si dhe nënshkrimi i tij. Në ditët e para të vitit të Ri u formuan radhë përpara arkave të Bankës Popullore Bullgare, ku koleksionuesit kishin të drejtën të blejnë deri më 2 monedha me çmimin e shpallur. Dy javë më vonë në ankandet online ajo shitej me çmim prej 180 levash.
Në periudhën janar-prill 2024 eksporti ynë kryesor i djathit dhe gjizës ishte në Greqi (882 ton, ose një rënie prej -48.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023), Mbretëria e Bashkuar (871 ton, ose një rritje prej 22.1%) dhe SHBA (844 ton,..
Në tremujorin e dytë të vitit 2024, paga mesatare mujore bruto në Bullgari u rrit me 4.5% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024 dhe arriti në 2296 leva ose 1174 euro, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Aktivitetet..
Besimi i konsumatorëve u rrit në korrik me 5.6 pikë, sipas një sondazhi të Institutit Kombëtar të Statistikave. Sipas vlerësimit të përdoruesve, situata e përgjithshme ekonomike në vend për 12 muajt e fundit është në përmirësim, pritshmëritë për 12..