Një piktor ndërmerr një kthim shpirtëror në atdhe nëpërmjet përjetimeve dhe kujtimeve të cilët i ka vendosur mbi pëlhurë. Por koha ka zbutur stuhitë dhe figurat dhe pamjet janë tërhequr në një botë iluzionesh - sikur të shkrira në një pasqyrë uji.
Në vitin e jubileut të vet gjysmëshekullor Vasilen Vasevski solli “frytet krijuese”, të rritura në emigracion, që të zbulojë udhëtimin e gjatë drejt vetes së vet dhe drejt zgjimit shpirtëror. Piktori, i cili afro 20 vjet jeton në Çikago, prezantoi 2 ekspozita retrospektive në qytetin e tij të lindjes Sliven dhe në kryeqytet gjatë vitit 2019.
Vasilen Vasevski përfundon pikturë në Akademinë e Arteve në Sofje gjatë vitit 1997, kurse dy vjet më vonë niset për në Shtetet e Bashkuara. Sot ai jep mësim në pikturë, dizajn, dhe në shkencën e ngjyrave në Institutin Ilinois në art dhe në kolegjin “Harold Washington” në Çikago dhe merr pjesë në ekspozita të shumta në Evropë dhe Amerikë. E përcakton stilin e vet si “romantizëm metafizik”, kurse sipas kritikëve nga pikturat e tij buron dritë.
Metafizikja do të thotë provë të vështrojmë përtej asaj që shikojmë rreth nesh, në dëshirën tonë të zbulojmë diçka nga ligjet e brendshme të botës -thotë piktori.Kurse romantikja është ndjenja poetike për botën - ajo më fort pasqyrohet në kërkimet e mia kryesisht në portretin e gruas, si dhe në gamën më të lehtë me të cilën punoj kohët e fundit. Romantikja ekziston në një pjesë të madhe nga njerëzit si një impuls i brendshëm dhe unë mundohem t’i japë pamje në pikturat e mia. Duke punuar me ngjyra më të lehta, unë mundohem po kështu të krijoj ndjenjë për dritën e kapur. Kuptimi metafizik i këtij momenti është një synim drejt marrëdhënieve më të mira njerëzore, prandaj dhe shpresoj që njerëzit të ndihen më mirë, kur i shikojnë pikturat e mia, dhe të mendohen, se bukuria dhe drita janë përreth nesh. Por, a është ky roli i artit - të na detyrojë të hedhim vështrim drejt skajeve të shpirtit tonë, të cilat ne nganjëherë i kalojmë.
Sipas krijuesit arti ka dhe misionin e vet të arsimojë dhe të ndryshojë njeriun drejt më së mirës. Mirëpo, a na lartëson artin modern, duke pasur parasysh botën në të cilën jetojmë?
Arti gjithmonë do të lartësojë dhe do të na detyrojë të shikojmë drejt së bukurës dhe harmonisë- përgjigjet Vasilen Vasevski.Me të vërtetë arti modern sikurse kalon përmes njëfarë krize, por kjo është diçka e natyrshme dhe pas periudhave të uljes gjithmonë vjen një rilindje e re. Dhe këtu do të doja të bëja një lidhje me Bullgarinë, sepse ne, emigrantët, shikojmë disa gjëra më mirë nga distanca. Flitet shumë se vendi ynë gjendet në një krizë permanente, se gjërat janë kaq të këqija saqë shteti pothuajse duhet të mbyllet. Por, unë mendoj se këto janë vitet e fundit përpara një rilindjeje të re.
Krijuesi i var shpresat tek bullgarët e rinj, të cilët në këtë moment arsimohen në Perëndim dhe të cilët mbase do të kthehen me dijet dhe përvojën e vet, por vetëm me dy kushte.
Sundimi i ligjit është më e rëndësishmja - njerëzit duhet të ndihen të qetë dhe të mbrojtur nga shteti -mendon piktori.Kuptohet se në aspektin financiar ata nuk do të gjejnë atë, të cilën e kanë arritur jashtë shtetit, por do të rivendosin lidhjen e pazëvendësueshme shpirtërore me tokën e vet të lindjes. Kështu që, në vend të parë, sundimi i ligjit dhe pas kësaj ekzistenca normale ekonomike janë dy gjërat më të rëndësishme, të cilat mund t’i detyrojnë njerëzit nga jashtë të kthehen në masë.
Pikërisht tema për kthimin e (pa)mundur, e cila bashkoi që të dyja ekspozitat e tij në Bullgari, vazhdon të jetë në qendër të kërkimeve krijuese të piktorit. Ndërkohë Vasilen Vasevski po i përgatit pikturat e tij për të marrë pjesë në një ekspozitë në Gjermani, si dhe për ekspozitën pranverore të grupit të piktorëve bullgar në Çikago. Premton dhe një paraqitje interesante në atdhe.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personalDrama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..
Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...
Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..