Organizata joqeveritare “Transparancy International” publikoi indeksin e vet për ndjenjën e korrupsionit për vitin 2019 në 180 shtete. Në shkallën nga 0 deri në 100 ndjenja më e lartë e korrupsionit është indeksi 0. Për Bullgarinë nuk ka lëvizje të ndjeshme në klasifikim. Në plan botëror vendi ynë lëviz nga vendi i 77 në vendin e 74, por përsëri për nga ky tregues me indeks 43 ajo është e fundit në BE. Vendet me korrupsion më të ulët në radhitje janë Danimarka dhe Zelanda e Re me indeks prej 87 pikësh. Klasifikimi për vitin 2019 konstaton rritje të ndjenjës së korrupsionit në një sërë vendesh nga Evropa Lindore, si Rumania, Hungaria, Çekia dhe Polonia. Estonia mbetet ndër ish-vendet komuniste me korrupsion më të ulët dhe është në vendin e 18.
Presidenti Rumen Radev sot edhe një herë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që ndryshimet në Kushtetutë të bëra nga Legjislatura e 49-të të Kuvendit Popullor të shpallen jokushtetuese. Kundërshtimet e kreut të shtetit janë kundër heqjes së..
Ambasadorja e Austrisë Andrea Ikic-Böm vizitoi dje kufirin bullgaro-turk me ftesë të drejtorit të Drejtorisë kryesore të Policisë Kufitare, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Së bashku me drejtorin kryekomisionar Anton..
Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), që u mbajt sot në Tiranë. Ndër temat e diskutuara ishte roli i CEI në bashkëpunimin rajonal dhe..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për..