“Roli i ndërmjetësit shëndetësor është që të jetë lidhja mes njerëzve nga shtresat e ulëta të minoriteteve dhe shërbimeve sociale. Për shkak të specifikës së vet profesioni nuk është tërheqës, por po të fillosh ta praktikosh, ai shndërrohet në diçka më shumë sesa një profesion. Në fillim kisha dyshime. Mirëpo, në qoftë se tani më propozojnë që të jem ndërmjetës shëndetësor, nuk do të mendoj për asnjë sekondë” – thotë Remziye Hasanova nga fshati Rakovski i rrethit të Razgradit. Ajo është një prej 200 ndërmjetësve shëndetësorë në Bullgari.
“Historia e ndërmjetësisë shëndetësore në Bullgari filloi që në vitin 2001. Atëherë startoi zbatimi i një projekti për përmirësimin e aksesit të romëve në shërbimet shëndetësore në qytetin Kjustendill. Që nga viti 2007 “ndërmjetësi shëndetësor” është një profesion me buxhet të deleguar nga shteti, ndërsa bashkitë emërojnë punonjësit.” – na shpjegon Remziye Hasanova. Ajo është 61 vjeçare, ka dy fëmijë dhe katër nipër. Ka 38 vjet stazh pune, 12 prej të cilave si ndërmjetëse shëndetësore. Për punën e saj ajo flet me shumë dashuri. Thotë se gjatë vitit 2006 është paraqitur në një konkurs të organizuar nga fondacioni “Problemet shëndetësore të pakicave” dhe e kanë miratuar për këtë punë. Ka mbaruar një kurs dhe ka certifikatë, e cila ia jep të drejtën e ushtrimit të profesionit. Që nga atëherë deri më sot ajo punon si ndërmjetëse shëndetësore. Vendi i saj i punës është në godinën e bashkisë së fshatit Rakovski, ndërsa çdo të mërkurën ajo viziton qytetin e afërt Razgrad.
“E vë theksin te rritja e kulturës shëndetësore të popullsisë duke punuar individualisht dhe me grupe të veçanta – na tregon Remziye Hasanova. Ajo shton se roli i saj është ta informojë shoqërinë për nevojën për vaksina, merr pjesë në fushata të ndryshme kombëtare për imunizime të jashtëzakonshme.
Puna e saj është që t’i ndihmojë njerëzit nga shtresat e ulëta sociale dhe të lehtësojë qasjen e tyre te shërbime të ndryshme shëndetësore dhe sociale. Ajo i informon gjithashtu për sistemin shëndetësor. Është kategorike se si ndërmjetëse shëndetësore i njeh problemet specifike të bashkësisë ku punonsepse është një prej tyre. Të rëndësishme për veprimtarinë e saj janë marrëdhëniet e mira të partneritetit me institucionet vendore shëndetësore dhe sociale, me specialistët shëndetësorë dhe qendrat sociale në bashkësi.
“Mund të deklaroj guximshëm se njerëzit më besojnë dhe janë mirënjohës.Ndihem e dobishme dhe e respektuar” – thotë Remziye Hasanova.
“Më kërkojnë pas përfundimit të ditës së punës, të shtunën dhe të dielën. Gjithmonë i ndihmoj” – deklaron ndërmjetësja shëndetësore. Në shikim të parë problemet e njerëzve me të cilat punoj janë të zakonshme, por për ta ato janë të mëdha dhe zgjidhja e tyre është me rëndësi të madhe.“Pasi vjen koha kur aplikohet për ndihmat për ngrohje para shtëpisë sime grumbullohen njerëz, të cilët më kërkojnë ndihmë në plotësimin e kërkesës” – thotë Remziye. Ajo është mirëseardhur edhe në shtëpitë e njerëzve, ku njihet me problemet e tyre. Remziye Hasanova nga fshati Rakovski i rrethit të Razgradit e ka pranuar profesionin e saj si një kauzë humane dhe fisnike.
“Buzëqeshjet e njerëzve janë vlerësimi i punës sime.E dua shumë profesionin tim, e praktikoj me dëshirë dhe gjithmonë jam gati t’i ndihmoj njerëzit” – shton ndërmjetësja shëndetësore.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Sadet Safet dhe arkiv personalPatriarku bullgar dhe Mitropoliti i Sofjes Daniil përshëndeti besimtarët me "Krishti u ringjall!" dhe në fjalimin e tij të Pashkëve theksoi detyrën e të krishterëve ortodoksë për t'i treguar botës gëzimin qiellor përmes veprave të dritës. " Le të..
E gjithë bota e krishterë feston sot Ngjalljen e Ndritshme të Krishtit. Për popujt ortodoksë, kjo është dita më e ndritur - Festa e Festave, e cila kremton fitoren e jetës mbi vdekjen. Në Bullgari, ne e quajmë Ditë të Madhërishme, në përkthim fjalë..
Kisha Ortodokse Bullgare, e udhëhequr nga Patrrku i Bullgarisë dhe Mitropolit i Sofjes, Daniill dhe anëtarët e Sinodit të Shenjtë, u drejtuan besimtarëve të krishterë një mesazh patriarkal dhe sinodal për Pashkët. "Gëzimi i lajmit të Ngjalljes së..
“Nëse ka besim të fortë dhe lutje, shenjti do të të ndihmojë dhe do ta çojë lutjen tënde te Zoti”, është i bindur at Georgi Markov nga kisha në fshatin..
Dita Ndërkombëtare e Punës në vetëdijen masive të bullgarit shpesh lidhet me periudhën e socializmit dhe demonstratat madhështore që brezi i vjetër i..
Më 2 maj në Pliska, kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova do të asistojë në kremtimin e 1160 vjetorit të pagëzimit të popullit bullgar dhe..