Presidenti Rumen Radev shqyrtoi në Jerusalem bashkë me homologun e vet izraelit Reuven Rivlin dhe Kryetarin e Knesetit Juli – Joel Edelshtajn zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe. U konstatua se ato janë të shkëlqyeshme dhe ka një potencial të madh për zhvillimin e inovacioneve, teknologjive të larta dhe ekonomisë. U diskutuan perspektivat për zhvillim të Procesit Paqësor të Lindjes së Mesme dhe domosdoshmëria për forcim të stabilitetit në regjion. Duke informuar për krizën e ujit në disa qytete bullgare, Presidenti Radev shfaqi interes për përvojën e Izraelit në përdorimin dhe ruajtjen e resurseve ujore. Presidenti Rivlin nga ana e vet shprehu gatishmëri që ekspertë nga Izraeli ta ndihmojnë Bullgarinë në këtë drejtim. Kreu i shtetit bullgar është në Izrael për të marrë pjesë në shënimin e përvjetorit të 75 të çlirimit të Oświęcim dhe të Ditës së Nderimit të Viktimave të Holokaustit.
Bullgaria do të përfaqësohet nga presidenti Rumen Radev dhe ministri i jashtëm Georg Georgiev në Konferencën e Sigurisë në Munih. Në axhendën e liderëve botërorë është lufta në Ukrainë, propozimet e presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet e paqes,..
Të premten do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i lindjes. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-jugperëndimor. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 4° dhe 1°, për Sofjen - rreth minus 1°...
Pas shembullit të Kroacisë, e ndjekur nga Greqia, Rumania, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, katër organizata në Bullgari e shpallën 13 janarin një ditë pa blerje në zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë për shkak të..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..