Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria gjithnjë e ka përkrahur ndërtimin e Korridorit Jugor të Gazit

Foto: BGNES

Në kuadrin e Takimit Vjetor të Forumit Ekonomik Botëror në Davos kryeministri Bojko Borisov u takua me presidentin e Azerbajxhanit Illham Aliev. Zoti Borisov theksoi, se bashkëpunimi në energjetikë midis Bullgarisë dhe Azerbajxhanit është në nivel strategjik. U vu në dukje, se prioritet i përbashkët i të dy shteteve është diversifikimi i burimeve dhe i traseve, dhe garantimi i sigurisë së furnizimeve energjetike për Evropën. Kryeministri Borisov theksoi, se Bullgaria gjithnjë ka përkrahur ndërtimin e Korridorit Jugor të Gazit pjesë e pandarë e të cilit është interkonektori Greqi-Bullgari, nëpërmjet të cilit vendi ynë do të marrë gaz natyror nga Azerbajxhani. Ai shprehu optimizëm përsa i përket mundësisë që Kompania Shtetërore Azerbajxhanase e Naftës  SOKAR të investojë në ndarjen e gazit në Bullgari.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Aeroporti i Burgasit hap sezonin veror me fluturime të reja drejt destinacioneve evropiane

30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe destinacione të reja – mbi 70 rrugë, deri në më shumë se 20 vende. Pritet një rritje dyshifrore e trafikut..

botuar më 25-03-30 4.15.PD

Bullgaria po kalon në orën verore astronimike – çfarë na sjell kjo?

Të shtunën kundër të dielës (30 mars), ora 03:00në mëngjes, duhet të lëvizim akrepat e orës një orë përpara - deri në 04:00. Në këtë mënyrë, ne do të flemë një orë më pak në atë natë të caktuar, por në të njëjtën kohë, do të jemi në gjendje të..

botuar më 25-03-29 5.00.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë 24 orëve të ardhshme në vend do të mbizotërojë mot me vranësira. Shpërndarje të përkohshme të vranësirave do të ketë kryesisht në orët para mesditës. Gjatë orëve të natës dhe pasdites në shumë vende do të ketë reshje, në disa zona..

botuar më 25-03-28 7.30.MD