Presidenti Rumen Radev dhe Ministri i Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov ishin të pranishëm në hapjen e Shkollës së rimëkëmbur Ushtarako-Ajrore “Georgi Benkovski” në Dollna Mitropolija (Bullgari Veriore). Ky është një akt moral për rimëkëmbjen e shpirtit dhe dinjitetit të aviacionit bullgar, një veprim i domosdoshëm si shenjë respekti ndaj aviacionit tonë shekullor dhe brezave të pedagogëve, pilotëve dhe specialistëve, të mësuesve tanë, tha Presidenti Radev, i cili e ka mbaruar pikërisht këtë shkollë. Sot ndreqim një padrejtësi, tha Ministri Karakaçanov, duke e caktuar si dritëshkurtër vendimin nga viti 2002, me të cilin shkolla u shndërrua në një fakultet ushtarak. Përveç specialiteteve ushtarake dhe civile pranë shkollës do të rimëkëmbet dhe kolegji i rreshterëve.
Ministri i Transportit dhe Komunikacioneve, zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov dhe përfaqësuesit e aeroporteve në Sofje, Varna, Burgas, Plovdiv, Gorna Orjahovica, Drejtoria e Trafikut Ajror dhe Drejtoria e Përgjithshme e Administratës së Aviacionit Civil..
Rada e Ukrainës ka miratuar sot blerjen nga Bullgaria të dy reaktorëve për zgjerimin e centralit të Hmelnitskit, raportojnë mediat bullgare. Reaktorët që vendi ynë bleu në 2015 nga Rusia për centralin e parealizuar bërthamor “Belene” iu ofruan Kievit në..
Thellimi i partneritetit strategjik midis SHBA-së dhe Bullgarisë duhet të jetë një prioritet kryesor për qeveritë tona të reja, tha kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë një takimi të shkurtër me nënpresidentin amerikan JD Vance. Të dy folën në margjinat e..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..