“Partia Socialiste Bullgare për Bullgarinë” parashtroi në Parlament mocion mosbesimi ndaj qeverisë për shkak të rrëzimit të politikës në fushën e mjedisit dhe ujërave. Dokumenti u nënshkrua nga 78 deputetë nga e majta. Sipas lideres së Partisë Socialiste Bullgare (BSP) Kornelija Ninova 500 000 bullgarë janë me regjim uji dhe ka rrezik të madh që ky numër të rritet. Ajri ynë është nga më të ndoturit në Evropë, ndërsa Bullgaria u shndërrua në depo për mbeturinat jo vetëm të Evropës, por dhe të botës së tretë. Çdo ditë ka fakte të reja për mbeturina të tilla, të importuara në Bullgari, ku të digjen, tha gjithashtu Kornelija Ninova. Sipas BSP-së në qoftë se të gjithë deputetët e opozitës dhe të pavarurit i përkrahin motivet e tyre mocioni i mosbesimit do të jetë i suksesshëm me 124 vota.
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e formimit të çmimeve, kushtet e furnizimeve dhe faktorët që ndikojnë në ndryshimin e çmimeve. Do të..
Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me vranësira, por pothuajse nuk do të ketë reshje. Në Ultësirën e Trakisë së Epërme do të ketë ndërprerje të përkohshme dhe ulje të vranësirave. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..