Projekti i arkitektit italian Masimiliano Fuksas i cili fitoi konkursin ndërkombëtar të Bashkisë së Kryeqytetit për sheshin “Shën e Diela” është i papërshtatshëm për kishën ortodokse Bullgare. Këtë e shpalli prifti Kirill Popov, nga kisha “Shën e Diela” (në qendrën e Sofjes), si i dërguar i Mitropolisë së Sofjes. Ai mori pjesë në një diskutim në Lidhjen e Arkitektëve në Bullgari.
“Projekti e ndërpret jetën kishtare në tempullin tonë, e i cili po kthehet në një kishë-muze. Kjo është e papranueshme”, vuri në dukje prifti. E papranueshme po kështu është se në se ky projekt realizohet, ai do të kufizojë aksesin e mjeteve të transportit në kishë, asnjë ambulancë nuk do të mund të arrijë deri në të. Do të pengohet dhe lëvizja e lirë mes kishës "Shën e Diela" dhe godinës së Mitropolisë, ku jeton Patriarku bullgar Neofit.
Kisha “Shën e Diela” është mes monumenteve më të njohura fetare, kulturore dhe historike në Sofje. Supozohet se, kisha ortodokse eshtre ndërtuar akoma gjatë shekullit të 10. Dikur në afërsi me sheshin e sotëm ka kaluar rruga e rëndësishme, e cila e ka lidhur portën lindore me atë perëndimore të qytetit.
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..
Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..