Filarmonia Kineze (The China Philharmonic Orchestra ) zhvilloi koncertin e vet të parë në vendin tonë vetëm përpara ca ditëve (më 15 janar) në sallën e përmbushur “Bëllgaria”, nën drejtimin e dirigjent të vet kryesor Huang Yi.
Orkestra e krijuar gjatë majit të vitit 2000, tregoi një cilësi ziliqare duke luajtur vepra të zgjedhura, me stile dhe nga epoka të ndryshme. Tingëlluan “Valle popullore Rumune” nga Bella Bartok, Koncert për piano numër 1 në do mazhor, op.15 nga Betoveni, “Vallëzime Polovecki” nga opera “Princi Igor” të Borodinit, si dhe vepra intersante Chou Kong Shan: Koncert për flaute prej bambuku dhe orkestër numër 2 “Trishtimi i prekur nga malet boshe” të kompozitorit kinez Guo Wenjing. Krijimi i fundit në fakt është për disa instrumente tradicionale kineze. Kurse solisti Wei Sijun pa dyshim që është një virtuoz i vërtetë. Përveç se është interpretues i shkëlqyer, ai është dhe pedagog në konservatorin në Shanghai dhe kompozitor.
I jashtëzakonshëm qe interpretimi i pianistes fare të re Serena Wang Yalun në Koncertin e Betovenit. Ajo ka lindur gjatë vitit 2004 në Los Anxheles. Tanimë ka pas shpine një numër të madh dekoratash prestigjioze dhe shfaqjesh nëpër koncerte. Shumë befasues qe dhe interpretimi i fundit pas duartrokitjeve të shumta, muzikantët interpretuan këngën “O moj fushë e gjerë” – një nga këngët emblematike nga e kaluara jo e largët socialiste e vendit tonë.
Legjendat e muzikës eksperimentale dhe të xhazit jokonvencional Frank Gratkowski (Gjermani) dhe Kazuhisa Uchihashi (Japoni) do të hapin Sofia Free Jazz në Sofje më 23 janar (e enjte) - seria e re e festivalit të radios "Alarma Punk Jazz" të Radios..
Ju ofrojmë një dozë magjie me këngën më të re të interpretueses Kristina Dimitrova-Manasieva, ose e njohur më mirë si KristinSax. Përveçse këndon ajo i bie saksofonit dhe flautit. Veçse interpretuese e këngës së saj të re “Magjia”, KristinSax është..
Në Ditën e Asistencës së Maternitetit, ju ofrojmë një këngë kushtuar një teme të vështirë - vdekshmërinë femërore gjatë lindjes. "Të mos jemi vetëm" bashkon disa nga muzikantët tanë më të mirë. Përveçse interpretoi këngën në mënyrën e tij të..
Më 16 shkurt, një nga kantautorët më të dashur bashkëkohor – Stefan Diomov – mbush 80 vjeç. Shpirti i tij djaloshar u ka dhënë jetë dhjetëra hiteve të..