Ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë Momchil Raychevski dhe kryetari i bashkisë së Belshit z. Afir Tafani nënshkruan një marrëveshje për dhënien e ndihmës falas në kuadrin e ndihmës zyrtare për zhvillim që ofrohet nga Republika e Bullgarisë për realizimin e projektit “All-in-One Solar LED Street Lights”, informon Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Tiranë.
Mbështetja është drejtuar te përmirësimi i menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore përmes montimit të ndriçimit LED të rrugëve në katër vendbanime të bashkisë. Me këtë jo vetëm do të përmirësohet infrastruktura e ndriçimit rrugor, por do të arrihet rritje me më shumë se 50% për qind e efektivitetit energjetik të ndriçimit publik. Rrugët, që janë përfshirë në projekt, çojnë te institucione të rëndësishme publike si spitale dhe shkolla. Realizimi i projektit do të ketë efekt shumëvjeçar praktik për popullsinë dhe do të ndihmojnë për zhvillimin e qëndrueshëm të bashkisë së Belshit.
Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..