Nga partia në pushtet GERB paralajmëruan se tensioni në fillim të këtij viti kërkon që të tregohet vullnet për unitet dhe dialog ndërmjet forcave të ndryshme politike. GERB do të punojë për kthimin e krizës me mungesën e ujit të pijshëm në qytetin Pernik në një mundësi për ndryshime. Theksat e tjera të partisë do të jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe amendamenti i Ligjit për Partitë Politike.
Liderja e Partisë Socialiste Bullgare Kornelia Ninova tha se sesioni i ri i Kuvendit Popullor fillon në kushtet e krizës dhe pas ndryshimit të nëntë me radhë të ministrit në qeveri. Në të njëjtën kohë gjysmë milion bullgarë jetojnë në rajone, ku në të ardhmen e afërt ka rrezik për mungesë të ujit të pijshëm. Ajo akuzoi qeveritarët për këtë se gjatë 10 vjetëve të fundit kanë punuar në favor të interesave të huaja, kurse korrupsioni tashmë është justifikuar me ligje. Ninova u bëri thirrje forcave opozitare në Kuvendin Popullor dhe organizatave të qytetarëve që të bashkohen rreth idesë për ndryshimin e qeverisë.
Sipas Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë problemet e ashpra në vend duhet të zgjidhen brenda një afati shumë të shkurtër, para se të fillojë një krizë parlamentare. Lëvizja mendon se problemet kryesore janë në sektorin e ujërave dhe në shëndetësi, sepse ato nuk janë reformuar. Përgjegjësia për situatën e rëndë aktuale sipas Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë është e partisë GERB.
Nga grupi parlamentar i koalicionit “Patriotët e Bashkuar” (të cilët propozojnë kandidaturën për postin e ministrit të mjedisit) komentuan se kriza me mungesën e ujit në Pernik është në të vërtetë një problem i rëndë. Por tema më e rëndësishme sot është se kombi bullgar kthehet në një grumbull njerëzish, të cilët urrejnë njeri-tjetrin për shkak të akuzave të rreme dhe shpifjeve kundër institucioneve shtetërore. “Patriotët e Bashkuar” nuk mendojnë të heqin dorë nga pozitat e tyre në qeveri, sepse në se e bëjnë këtë, vendin e tyre do ta zërë Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë. Prandaj koalicioni do të vazhdojë të punojë për interesat e kombit si pjesë e kabinetit.
Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..
Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..
Greqia mori këstin e katërt prej gati 1 miliard euro në kuadër të PRQ-së Komisioni Evropian i pagoi Greqisë këstin e katërt sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ) me vlerë 998.6 milionë euro. Këtë e raporton televizioni shtetëror..