Ka histori të bukura, por të mbytura në kënetën e fjalëve të dobëta e të ngatërruara. Ka dhe të tjera – me të vërtetë frymëzuese, të cilat fluturojnë në vetëdije me lehtësinë e zogjve. Sikurse me krahë të hapura, historitë e Zdravka Evtimovës lëvizin shtresat në shpirtrat tona dhe ndërrojnë humorin dhe emocionet, na sjellin kujtime dhe na pëshpëritin ëndrra.
“Tregimet e korrikut” të Zdravka Evtimovës është libri më i preferuar bullgar nga lexuesit e Bibliotekës së Kryeqytetit gjatë vitit të kaluar.
Tregimet e saj si dhe romanet lexohen dhe janë të dekoruara në shumë vende nëpër botë - në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Britaninë e Madhe, Kanada, Francë, Greqi, Izrael, kurse kohët e fundit dhe në Kinë. Autorja me shaka e quan veten “një shkrimtare treni”, sepse shumë nga historitë e saj kanë lindur në trenat midis qyteteve Pernik dhe Sofja - qytetet në të cilat gjenden shtëpia si dhe vendi i saj i punës si përkthyese me gjuhën angleze. Por, për çfarëdo që të tregojë, krijimet e saj mahnitin me tre përbërëse të pandryshueshme - mirësi, empati dhe dashuri.
Mirësia është tek vetë ne - beson ajo. Dhe kur njeriu kthen anën e vet të mirë drejt njerëzve, ai provokon mirësinë e tyre. Kurse sa i përket empatisë dhe dashurisë, kjo është baza për shkak të së cilës njerëzimi ka shpëtuar dhe po vazhdon të zhvillohet - pavarësisht nga lakmia, keqësimi dhe të gjitha emocionet e tjera negative. Kujtohuni për faktin sesi njerëzit në kampet e përqendrimit kanë gjetur një copë mollë dhe ia kanë dhënë atë ndonjë të sëmuri.
Por, vuajtja mund të hapë dhe violencë dhe hakmarrje. Si në “Gjaku prej urithi” – një tregim i shkruar me hidhërim të madh në zemër i cili ka hyrë në programet shkollore të Danimarkës dhe të Shteteve të Bashkuara.
Kur diçka ka lindur nga mërzitja, ajo padyshim që e mban në vetvete dhe ua transmeton njerëzve - thotë shkrimtarja. Me të vërtetë, pikëllimi dhe brenga ekzistojnë në jetën tonë, por prej nesh varet nëse do ta kthejmë në një gjendje të përhershme ose përmes veprimeve dhe mendimeve tona, përmes asaj të cilën e përjetojmë, do ta transformojmë në diçka të ndritshme. Që të mund nga kjo dritë të lindë gëzim. Dhe të mund të rritet në lumturi. Shkrimi është një vetmi shumë e lumtur, në qoftë se nuk shkruaj, ndihem si e sëmurë, shton Zdravka Evtimova.
Kur shkruaj në gjuhën time amtare, kam ndjenjën se pas kurrizit tim qëndron historia bullgare - vitet e Mbretërisë së Parë dhe të Dytë Bullgare, ngjarjet e lavdishme, por dhe ato të tragjizmit. Dhe, pa dashur në fjalët bien dhe gëzimi dhe tragjizmi, dhe dhimbja. Në gjuhën angleze fare nuk është kështu - nuk ekziston ndjenja për gëzim, për këtë se sikurse fluturoj për në ndonjë vend, se sikurse nuk ekzistoj derisa shkruan.
Klasifikimet vjetore për letërsi zakonisht çojnë drejt bilanceve – ato na detyrojnë të mendohemi po kështu nëse jemi bërë njerëz më lexues dhe sesi mund të duket shoqëria jonë, në qoftë se çdo një prej nesh çdo ditë ndante kohë për të lexuar ndonjë histori me libër në dorë.
Përveç se është i bukur, njeriu lexues grumbullon krenari dhe dinjitet - mendon shkrimtarja. Letërsia e mirë është pikërisht një mësim për dinjitetin dhe nderin. Njeriu lexues po kështu është i guximshëm - ai nuk mundet të jetë i manipuluar, as i detyruar si ndonjë rob të përkulë qafë.
Dhe me qenë se në fillim të vitit të ri drejtojmë urime, sesi do të donte Zdravka Evtimova t’i shikonte bullgarët në rrugën e rritjes së tyre personale?
Do të doja të harrojmë shprehjen se kokën e përkulur nuk e pret shpata - përgjigjet ajo. Do të doja që qafat tona të mos të përkulen, por të qëndrojmë të drejtuar me dinjitet, të shikojmë haptazi dhe të mos të na vijë frikë të shprehim mendimin tonë. Koka e përkulur shpëton, por jeta e saj, nuk është jetë, por është robëri.
Ne, bullgarët, tanimë nuk po jetojmë më në robëri dhe prandaj ka ardhur koha të ridrejtojmë forcat e veta në ndërtimin e diçkaje të fortë, e cila mbahet mend. Mendoj se ne i posedojmë këto cilësi që të mund ta bëjmë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES, arkiv personalMilena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..
Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..