Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A do të ketë stuhi në qeverisje pas dorëheqjes së ministrit të mjedisit

Foto: BGNES

Emocionet rreth krizës me furnizimin e ujit, e cila filloi në fund të vitit të kaluar, nuk qetësohen. Organizata të ndryshme të qytetarëve dhe partitë opozitare parashikojnë se kriza me ujin e pijshëm do të thellohet dhe do të shfaqen probleme të tilla dhe në vendbanime të tjera bullgare. Ata akuzojnë Ministrinë e Mjedisit për keqmenaxhim, shpërdorim dhe korrupsion.

Kryeministri Bojko Borisov duke kuptuar seriozitetin e situatës javën e kaluar pranoi dorëheqjen e ish-ministrit të mjedisit Neno Dimov, pasi ai ishte arrestuar dhe akuzuar për keqmenaxhim të qëllimshëm.  Ndërkohë rritet pakënaqësia e njerëzve për shkak të informacioneve për import të pakontrolluar të mbetjeve në rrethana në pasqaruara. Serioze janë dyshimet për korrupsionjo vetëm në Ministrinë e Mjedisit, por edhe në Dogana dhe në institucione të tjera shtetërore. Sipas të dhënave zyrtare për pesë vjetët e fundit Bullgaria ka importuar nga shtete të tjera 734 mijë tonë plehra, në këtë numër mbetje të patrajtuara spitalore, të cilat duhet të digjen në territorin e vendit tonë. Me këtë rast po merret Prokuroria dhe po zhvillohen kontrollime.

Pas inspektimit të bërë në qytetin Pleven (ku ndodhen një pjesë prej mbetjeve) dje Kryeprokurori Ivan Geshev tha se “qytetarët bullgarë nuk meritojnë që shteti i tyre të kthehet në kosh plehrash”. Me sa duket presimzbulime skandaloze duke pasur parasysh pohimet e Geshevit se „gjërat interesante janë përpara“ dhe Prokuroria do të hetojë secilin, pavarësisht nga posti, të cilin ai e zë.

Në këtë situatë Partia Socialiste Bullgare, e cila është partia kryesore opozitare, deklaroi se do të paraqesë më 20 janar në Kuvend kërkesë për mocion mosbesimi ndaj qeverisë. Socialistët tashmë ftuan forcat e tjera opozitare – Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë, “Volja” dhe deputetët e pavarur, për konsultime më 16 dhe 17 janar në lidhje me këtë kërkesë. Tani për tani nuk ka përgjigje publike për këto konsultime, por Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë la të kuptohet se do të shpallë vendimin e vet gjatë javës së ardhshme, pas shqyrtimit të kërkesës së Partisë Socialiste Bullgare të parashtruar në Kuvendin Popullor. Kjo do të thotë se Lëvizja nuk dëshiron të bashkërendojë paraprakisht me socialistët veprime konkrete kundër qeverisë së tretë të Bojko Borisovit. 

Partia Socialiste Bullgare është e mendimit se në se të gjithë të ftuarit miratojnë propozimin për mocion mosbesimi, ai do përkrahet nga 124 deputetë. Teorikisht opozita në të vërtetë mund të grumbullojë mjaft vota për rrëzimin e qeverisë. Por në praktikën politike të Bullgarisë deri tani nuk ka asnjë mocion mosbesimi të suksesshëm. Kundër qeverisë aktuale ka pasur tri nisma të tilla për mocion mosbesimi – për dështim në fushat e shëndetësisë, sigurisë, kundërvënies së korrupsionit, por të gjithat ishin hedhur poshtë në Kuvend me më shumë se 130 vota.

Kjo është kriza më serioze deri tani në këtë qeveri. Sipas mendimit të ish-zv.kryetarit të partisë në pushtet GERB Cvetan Cvetanov në se qeveria nuk gjen ndonjë zgjidhje të shpejtë, bile mund të ketë zgjedhje të parakohshme dhe rezultati do të jetë shumë i keq për partitë në koalicionin qeverisës.

Para Neno Dimovit dorëheqjet e tyre nga kabineti “Borisov-3” i kanë dhënë tetë ministra, por këto tronditje nuk kanë shkaktuar zgjedhje të parakohshme. Ka analistë, të cilët edhe këtë herë nuk presin ndryshime kaq radikale. Partia VMRO nga kuota e së cilës vijnë ministrat e mjedisit në këtë qeveri, tashmë ka propozuar person të ri për postin. Se si pikërisht do të zhvillohen ngjarjet që këtej e tutje, do të kuptojmë brenda disa ditësh. 

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një radhë për të votuar në Britaninë e Madhe në ditën e zgjedhjeve

Krijimi i një Rajoni Zgjedhor me Shumë Mandate “Jashtë Shtetit” do të ndalojë manipulimet e mundshme me votat e bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit

Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..

botuar më 24-11-21 4.38.MD
Foto: Qendra e Shtypit e Presidencës

Republika e Maqedonisë së Veriut dëshiron të përfshijë bullgarët në kushtetutë pas hyrjes në BE

Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..

botuar më 24-11-20 9.49.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..

botuar më 24-11-16 10.30.PD