Kroacia shpalli prioritetet e Presidencës së vet të BE-së
Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviç paraqiti katër fushat me prioritet të Presidencës Kroate të BE-së, e pikërisht: Evropa në zhvillim, Evropa lidhëse, Evropa mbrojtëse, Evropa me influencë. Ai theksoi, se qeveria kroate do të jetë partnere shpresëdhënëse e Komisionit Evropian. Prioritetet u paraqitën në një konferencë për shtypin pas mbledhjes së përbashkët të qeverisë kroate dhe të Komisionit Evropian, në të cilën Zagrebi e mori kryesinë.
BE nuk duhet të ndryshojë kushtet për pranim të Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha në Zagreb se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut plotësuan kushtet për hapjen e negociatave dhe tani BE-ja nuk duhet të ndryshohet vetëm duhet të përmirësojë mënyrën e zhvillimit të bisedimeve. Presidentja e Komisionit shtoi, se deri në Samitin BE-Ballkaninë Perëndimor muajin maj në Zagreb, BE-ja duhet të përmirësojë metodologjinë e zgjerimit, gjë për të cilën nguli këmbë Franca, dhe të hapë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë.
ShBA-ja u angazhua me uljen e tensionit midis Athinës dhe Ankarasë
Zëvendës ndihmësi i sekretarit të shtetit të ShBA-së Matthew Palmer do të jetë ndërmjetës për të ulur tzensionin midis Greqisë dhe Turqisë. Këtë e shpalli sekretari i shtetit Mike Pompeo në një intervistë për televizionin grek Skaj. Marrëdhëniet midis dy vendeve u ashpërsuan pas nënshkrimit të marrëveshjes midis Turqisë dhe Libisë për heqjen e limiteve të hapësirave detare në Mesdhe. Greqia e pranon këtë si shkelje e të drejtave të saj sovrane në regjion. Pritet që Palmeri të vizitojë Turqinë gjatë shkurtit dhe Greqinë gjatë marsit.
Presidenti dhe kryeministri i Rumanisë kërkojnë zgjedhje të parakohshme në vend
Kryeministri i Rumanisë Ludovik Orban njoftoi, se me presidentin Klaus Johanis vendosën se do të jetë më mirë që në vend të organizohen zgjedhje të parakohshme. Të dy ata janë nga Partia Nacional Liberale. Kryeministri shtoi, se zgjedhjet për Parlament Evropian dhe referendumi nga maji i vitit 2019, organizuar me iniciativë të presidentit, treguan, se rumunët nuk e përkrahin aq gjerësisht Partinë Socialdemokratike. “Tani në parlament dominon pikërisht kjo parti dhe është si një frenë e zhvillimit. Prandaj është e domosdoshme që shtetasit të zgjedhin përfaqësuesit e vet të rinj, kështu që parlamenti të pasqyrojë saktë orientimet e popullit”, shtoi kryeministri
Për një vit papunësia në Turqi u rrit me gjysmë milion
Për një vit numri i të papunëve të Turqi u rrit me 698 mijë veta. Kështu nga tetori i vitit 2018 deri në tetor të vitit 2019 ajo arriti 13.4 për qind. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Statistikor Turk. Po rritet numri i të rinjve – 26 për qind, të cilët as mësojnë, as punojnë. Kuota e të punësuarve në sektorin gri, domethënë pa regjistrim pune dhe pa sigurime sociale, është 39.4 për qind.
Peshkaqen pothuajse gjysmë ton zënë në Detin Egje
Peshkaqen shumë i madh pothuajse 400 kilogramë më se 5 metra gjatë zënë peshkatarët pranë ishullit grek Skiatos në Detin Egje. Sipas peshkatarëve diametri i kokës ishte afro 80 centimetra. Pasi peshkaqeni nuk kishte vlerë tregtare peshkatarët e kthyen në det.
Përpilues: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Nënkalimi i Urës së Shqiponjave që lidh rrugën lokale e bulevardit "Carigradsko shose" me Parkun “Kopshti i Borisit” , u transformua plotësisht dhe u kthye në një hapësirë moderne, të ndritshme dhe frymëzuese me riprodhime të pikturave të Sofjes..
Kryetarja e Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, Iratxe García Pérez, mori pjesë në një Samit me gazetarët e rrjetit kryesor evropian të radios "Euranet Plus", gjatë të cilit ajo sqaroi qëndrimin e grupit të saj për një sërë çështjesh...
Në rubrikën e tij të fundit digjitale "Ndërtesat tregojnë", Muzeu Historik Rajonal - Sofje paraqet historitë e ndërtesave emblematike në qendër të Sofjes, si dhe të njerëzve që dikur kanë jetuar në to. Nisma me video materiale është pjesë e projektit..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..