Lidhjet e mia me Bullgarinë janë që nga viti 1992, afërsisht afro 30 vjet, kur Shqipëria u hap si vend, domethënë pas viteve të demokracisë. Lidhjet e para kanë qenë lidhje tregtare, me biznes. Unë punoja njëkohësisht edhe gazetar, edhe me biznes. Pas kësaj biznesi me Bullgarinë u zgjerua në shumë drejtime, kryesisht në importimin e letrës, si dhe me artikuj të tjerë... Kam njohur shumë njerëz, miq dhe intelektualë të tjerë të Bullgarisë gjatë këtyre 30 vjetëve, jam ndier mirë në Bullgari, njësoj si në Shqipëri... Bullgaria u bë si një vend i dytë për mua...
Këto janë fjalët e para në intervistën tonë me Konsullin e Nderit të Bullgarisë në Shqipërinë e Jugut z. Selim Hoxhaj, me të cilin patëm kënaqësinë të bisedojmë para pak kohe në Tiranë.
Ai është shtetas shqiptar dhe bullgar, sekretar i shoqatës “Miqtë e Bullgarisë” dhe ka një kontribut shumë të madh për popullarizimin e vendit tonë, për mbrojtjen e interesave bullgare në Shqipëri dhe për ndërtimin e kontakteve bullgaro-shqiptare në të gjitha nivelet në fusha më të ndryshme.
Ka marrë pjesë në krijimin e disa dokumentarëve për Bullgarinë, ku janë pasqyruar traditat e Bullgarisë, muzika jonë, interesi i bullgarëve ndaj mësimit të gjuhës shqipe, gjërat e përbashkëta mes bullgarëve dhe shqiptarëve. Me bashkëpunimin e zotit Hoxhaj në Ballsh të Fierit të Shqipërisë ka një rrugë me emrin e mbretit bullgar Boris I dhe janë shënuar festat më të mëdha bullgare në Shqipëri, si 3 marsi – dita e Çlirimit të bullgarëve nga zgjedha turke, 24 maji – dita e shkrimit sllav dhe e kulturës bullgare, 1 nëntori – festa e iluministëve të popullit bullgar, 1 marsi – Dita e Gjyshes Marta, ose dita e verores etj., ku janë ftuar intelektualë dhe figura të tjera të shquara bullgare. Zoti Selim Hoxhaj ka vizituar gjithashtu Redaksinë e Gjuhës Shqipe bashkë me një ekip gazetarësh nga RTSH.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Maria Peeva, MPJ
Vullneti i përbashkët dhe potenciali ekonomik i të dyja vendeve janë parakushte të rëndësishme për zhvillimin lart të marrëdhënieve tona, tha presidenti Rumen Radev në takimin me ambasadorin vietnamez Do Hoang Long. Në takim morën pjesë edhe..
Këmbëngulja për të kërkuar një zgjidhje ushtarake për konfliktin në Ukrainë është një propozim i humbur. Evropa duhet të mbështesë përpjekjet e SHBA për të gjetur zgjidhjen më të mirë. Këtë e bëri të ditur presidenti Rumen Radev në Konferencën..
Ukrainës duhet t'i jepen garanci të besueshme dhe të qëndrueshme sigurie si një kusht i domosdoshëm për paqen e qëndrueshme, thuhet në një qëndrim zyrtar të Ministrisë së Jashtme bullgare me rastin e 3 viteve të "luftës së plotë të paprovokuar dhe..