Kombëtarja bullgare e volejbollit e Bullgarisë për meshkuj u klasifikua për gjysmëfinalet e kualifikimeve olimpike në Berlin. Djemtë e trajnerit Silvano Prandi mundën kampionin evropian Serbi me 3:2 (25:21, 24:26, 25:22, 20:25, 15:13) sete. Kështu për finalet e turneut bullgarët do të ndeshen me mikpritësen Gjermania. Vetëm i pari do të klasifikohet për Tokion – 2020. Pas fitimit të setit të tretë vendimtar trajneri Silvano Prandi tërhoqi titullarët e tij dhe lëshoi në terren kundër skuadrës serbe rezervat e kombëtares bullgare.
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..
Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..