Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ambasadorja e ShBA-së Hero Mustafa: Duam një Bullgari të fortë

Kryeministri Bojko Borisov dhe Ambasadorja e ShBA-së Hero Mustafa
Foto: BTA

Kryeministri Bojko Borisov dhe ambasadorja e ShBA-së Hero Mustafa hapën Sesionin e Parë të Dialogut strategjik Bullgari-ShBA, i cili zhvillohet sot në Sofje me pjesëmarrjen e një delegacioni amerikan.

Zv. Sekretari shtetëror David Hale, i cili duhej të ishte në krye të delegacionit amerikan nuk mbërriti në Sofje për shkak të situatës në Irak.

“Të gjitha gjërat, të cilat do t’i diskutojmë me aleatët dhe partnerët tanë bullgarë, do të jenë të dobishme për popullin bullgar. Ne duam një Bullgari të fortë, sepse në të vërtetë interesohemi për Bullgarinë dhe mendojmë se ajo meriton një të ardhme më të mirë”, tha Ambasadorja e ShBA-së Hero Mustafa.

Ajo informoi se gjatë marsit në Bullgari do të mbërrijë ndihmës sekretari shtetëror për çështjet konsullore të ShBA-së, për të diskutuar mundësinë për heqjen e vizave për shtetasit bullgarë. Para mysafirëve Kryeministri Borisov shpalli  se qeveria sot do të marrë vendim për blerjen e 20% prej terminalit për gaz të lëngët në Aleksandrupolis.

Më vonë sot Kryeministri Bojko Borisov do të udhëtojë për në Turqi, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të gazsjellësit “Rryma Jugore”.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministri Vlladimir Malinov

Vënë në funksion tregtar terminalin e gazit të lëngshëm në Aleksandropolis

Sot pritet nisja tregtare e terminalit për gaz të lëngëzuar natyror në Aleksandropolis të Greqisë. Lidhja tashmë është testuar me sukses me vëllime reale të gazit natyror për të siguruar funksionim pa probleme. Hapja ishte planifikuar për në..

botuar më 24-10-01 6.15.PD

Parashikimi i motit për 1 tetorin

Ditën e martë do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe të vendit. Në rajonet verilindore dhe në Detin e Zi vranësirat do të jenë të ndryshueshme dhe vende-vende do të ketë reshje shiu. Moti mbetet me erë. Temperaturat minimale do të lëvizin..

botuar më 24-09-30 7.30.MD

Një pjesë e bullgarëve në Liban u evakuuan me avionin qeveritar

Shteti ka nisur deportimin e bashkatdhetarëve tanë që shprehën dëshirën për t'u larguar nga Bejruti pas sulmeve të Izraelit në Liban. Një pjesë e bullgarëve në Liban tashmë janë evakuuar me Airbusin qeveritar, njoftoi gazetarja e BNR Mira..

botuar më 24-09-30 6.01.MD