Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria kremton Shën Joan Pagëzorin

Foto: arkiv

Më 7 janar pas Pagëzimit të Zotit tonë Jisu Krishti të krishterët ortodoksë kremtojnë nderin e Pagëzorit të Birit të Zotit – Shën Joan. Kisha e nderon atë edhe si Joan Pararendësi, i cili ka zbuluar mëkatet e njerëzve dhe i ka thirrur që të përgatiten për ardhjen e Shpëtimtarit, duke pastruar zemrat dhe mendimet e veta me qëllim që ta pranojnë fenë e krishtere.

Dita quhet gjithashtu Dita e Ivanit dhe në të festojnë mbi 335 mijë bullgarë, kurse Ivan është emri i dytë më i përhapur mashkullor në vend pas emrit Georgi. Sot festojnë dhe të gjithët që mbajnë emrat Joan, Joana, Ivan, Ivanka, Ivanina, Vanina, Vanja, Vanjo, Kallojan, Jovko, Jovka, Ivajllo, Ivanjlla, Ivo, Ivona.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk ka rrezik për ekosistemin pas derdhjes së mazutit në afërsi të Varnës

Valët e detit kanë nxjerrë në breg mazut, i cili është lëshuar nga një anije në ujërat e Varnës(Bullgaria Verilindore) mëngjesin e 31 marsit. Ndotja ka qenë lokale dhe është grumbulluar me sukses. Duke folur për Televizionin Kombëtar Bullgar..

botuar më 25-04-01 11.06.PD

Një ditë plot të qeshura në Muzeun e Humorit në Gabrovo

Dita Ndërkombëtare e Humorit dhe Shakasë festohet veçanërisht në qytetin Gabrovo(Bullgaria Qendrore), ku do të festohet me një program të pasur festiv në Muzeun e Humorit dhe Satirës. Institucioni sot feston 53 vjet nga themelimi i tij dhe..

botuar më 25-04-01 9.07.PD

Parashikimi i motit për 1 prillin

Të martën do të mbizotërojë mot i vranët, me mjegull vende-vende në zonat fushore. Me ndërprerje të përkohshme do të vazhdojë të bjerë shi në shumë vende – reshjet do të jenë më intensive përgjatë Danubit dhe në Bullgarinë Verilindore...

botuar më 25-03-31 7.40.MD