Kombëtarja bullgare e volejbollit për meshkuj mposhti skuadrën e Francës me rezultat 32 në garën e vet të parë prej kualifikimeve olimpike në Berlin.
Për Francën kjo është humbja e pare pas suksesit kundër Serbisë me 3-0. Më herët kombëtarja serbe mposhti Vendet e Ulëta me të njëjtin rezultat. Me suksesin e vet bullgarët, e udhëhequr nga trajneri Silvano Prandi, zënë vendin e tretë në grup me dy pika.
Në krye janë francezët me katër pika, pas të cilëve vijnë kampionët evropianë nga Serbia me tri, kurse të dyja skuadrat kanë luajtur deri tani nga dy ndeshje.
Të martën volejbollistët bullgarë do të luajnë kundër kombëtares së Vendeve të Ulëta. Po të arrijë fitore me 3:0 apo 3:1, Bullgaria do të mbledhë pesë pika dhe do të dale në krye të grupit para ndeshjeve të fundit. Më tej do të vazhdojnë dy skuadrat me rezultate më të mira në grup, kurse në Olimpiadën e Tokios do të marrë pjesë vetën fituesi i turneut.
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..
Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..