Ish kryeministri Zoran Millanoviç fitoi zgjedhjet presidenciale në Kroaci
Ish kryeministri i Kroacisë Zoran Millanoviç fitoi raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Kroaci me 53 për qind nga votat. Kryeministrja e deritanishme nga partia në pushtet Bashkësi Demokratike Kroate Kolinda Grabar Kitaroviç fitoi 47 për qind nga votat. 53-vjeçari Millanoviç është jurist dhe diplomat, ish kryeministër në periudhën nga viti 2011 deri në vitin 2016. Më 22 dhjetor në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale ai mblodhi një të tretat e votave. Zonja Kitaroviç nuk arriti të bashkojë forcat e së djathtës dhe nuk mori përkrahjen e nacionalistit Mirosllav Shkoro, i cili u hoq nga gara. Aktualisht Kroacia është kryetare e rotacionit e BE-së dhe vota konsiderohet një test për zgjedhjet e rregullta parlamentare në fund të vitit 2020.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç nuk do të vizitojë Malin e Zi me rastin e Krishtlindjes
Pas një takimi me patrikun Irinej presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç tha se nuk do të frekuentojë serbët në Malin e Zi me rastin e Krishtlindjes e cila sipas Kalendarit Julian kremtohet 7 janar. Presidenti tha se nuk dëshiron të krijojë përshtypjen se Beogradi kërcënon pavarësinë dhe rendin kushtetues të Malit të Zi, sepse vendi i tij nuk ka interes të kërcënoje shtetet fqinje. Këtë ai e tha pasi deshi të bëjë vizitë private Natën e Buzmit dhe Krishtlindjen, por hoqi dorë nga kjo ide pas reagimit të disa pushtetarëve në Malin e Zi.
Qiproja do të ftojë Izraelin për shfrytëzimin e burimit të gazit natyror “Afrodita”
Javët e ardhshme Qiproja do t’i dërgojë Izraelit propozim për shfrytëzim të burimit të gazit natyror “Afrodita”. Kështu zëdhënësi qeveritar Kiriakos Kushios komentoi nënshkrimin e marrëveshjes për gazsjellësin EastMed. Greqia, Qiproja dhe Izraeli nënshkruan marrëveshje për ndërtimin e një gazsjellësi në Mesdheun Lindor. Tubacioni nga 1900 kilometra nga Lindja e Mesme deri në ishullin Kretë dhe Ballkan do të kushtojë 7 miliard euro. Tri vendet mezi tani do të kërkojnë investitorë për projektin e përkrahur nga ShBA-ja. Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë komentoi, se çdo projekt i cili ka për qëllim të injorojë Turqinë, e cila ka vijën më të gjatë bregdetare në Mesdheun Lindor, nuk do të jetë i suksesshëm.
Autoritetet në Shkupë u shpallën kundër zjarreve tradicionale Natën e Buzmit
Autoritetet në Shkupë – kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, u bënë apel shtetasve të mos ndezin zjarret tradicionale mbrëmjen më 6 janar me rastin e Natës së Buzmit sipas Kalendarit Julian. Në qytet u përhapën njoftime, se ndezja e zjarreve në të hapur do të ndotë ajrin. Megjithëqë sanksioni është 50 euro, autoritetet shpallën se nuk do të vendosin gjoba. Kisha Ortodokse e panjohur e Maqedonisë gjithashtu u shpall kundër këtij riti duke e quajtur pagan. Sipas mediave vendore maqedonasit janë skeptik ndaj apeleve, se moszbatimi i kësaj tradite do të ndihmojë luftën kundër ndotjes së ajrit gjë që është gjatë tërë vitit.
Greqia dhe Maqedonia tashmë marrin gaz rus përmes gazsjellësit “Rryma Turke”
Greqia dhe Maqedonia filluan të marrin gaz rus përmes gazsjellësit “Rryma Turke”. Këtë e shpalli udhëheqësi i Firmës “Bullgartransgaz” Vlladimir Malinov. Më 1 janar filluan dhe furnizimet e gazit drejt Bullgarisë përmes trasesë së re. Sipas llogarive paraprake në këtë mënyrë Sofja do të kursejë afro 40 milion euro për vit. Pika e re e furnizimit “Stranxha 2” është në kufirin me Turqinë dhe nga fillimi i vitit 2020 kapaciteti i gazsjellësit transballkanik nga Rumania dhe Ukraina u zëvendësua nga “Rryma Turke”. Në se është e domosdoshme autoritetet bullgare mund të shfrytëzojnë edhe kapacitetet e lira të tubacionit të deritanishëm theksoi zoti Milanov. Në Turqi vënia zyrtare në shfrytëzim e gazsjellësit planifikohet për 8 janar.
Përpilues: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Skulptura "Lindja e Krishtit prej rëre në Burgas", të cilën artistët britanikë Paul dhe Remy Hogarth po e skulpturojnë në qendër të Burgasit para syve të banorëve të qytetit, do të jetë gati për natën e Krishtlindjeve dhe do të qëndrojë atje deri më 7 janar..
Optimizëm i kujdesshëm për Sirinë - ky është pozicioni që ka mbizotëruar deri më tani në BE që nga rënia e regjimit të Bashar Asadit. Shumica e politikanëve në Komunitet janë të kujdesshëm ndaj grupit "Hajat Tahrir al-Sham" dhe udhëheqësit të tij Ahmed..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër kopshtin zoologjik, si dhe një kuiz me dhurata për fëmijët, njofton Bashkia e Burgasit. Veprimtaria është..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..