Sezoni i fundit dimëror në Bullgari ishte i qëndrueshëm, me rritje minimale, falë turistëve bullgarë, tregojnë të dhënat e Eurostatit.
Numri i përbashkët i akomodimeve për stinën dimërore 2018-2019 është mbi 4,7 mln., apo 0,2% më shumë në bazë vjetore.
Pothuaj 2 mln. janë akomodimet e qytetarëve të huaj, por tek to ka ulje për 0,6%. Në të njëjtën kohë akomodimet e bullgarëve janë 2,7 mln. për të njëjtën periudhë – kjo do të thotë rritje prej 0,8%.
Shteti ynë është në një nga vendet e fundit në Evropë për nga rritja e turizmit dimëror. Midis 23% dhe 33% është norma e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese në Bullgari, derisa për Evropë kjo përqindje është mesatarisht 40.
Rritje më e vogël është regjistruar vetëm në Estoni, Itali dhe Francë.
Një kompani produksioni bullgar do të ndërtojë një qendër të re kinematografike për 15 milionë euro në zonën industriale Bozhurishte pranë kryeqytetit, në një sipërfaqe prej mbi 30 mijë metrash katrorë. Kontrata për shitblerjen e fushës do të..
Sot, 7 nëntor, ekspedita e 33-të polare bullgare niset nga Varna për në Antarktidë. Për të tretin vit radhazi, eksploruesit tanë polare do të lundrojnë drejt kontinentit të akullit me anijen kërkimore ushtarake bullgare “Shenjtorët Kirili dhe Metodi”...
Të enjten do të ketë mjegull në lugina dhe fusha. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 5° dhe 0°, në Sofje - rreth minus 3°. Gjatë ditës do të jetë me diell. Temperaturat maksimale do të jenë nga 12° deri në 17°, në Sofje rreth..
Instituti për Studime Historike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave organizon sot konferencën shkencore me temë "Krahinat Perëndimore Bullgare - histori..
Më 8 nëntor, Akademia ekonomike "Dimitër A. Cenov" në Svishtov shënon solemnisht festën e patronit të saj dhe 88 vjetorin e hapjes së saj, njoftoi BTA...
Qyteti Elena në Bullgarinë Veriore, mirëpret mijëra të ftuar për festën e Kofshës së Mishit. Mjeshtrit e rajonit do të demonstrojnë artin e tyre të..