Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sa, ku dhe për çfarë harxhon bullgari për festat e Vitit të Ri

Foto: BGNES

Pritet se në Bullgari do ta tejkalojmë me të paktën 10% kufirin psikologjik prej 1 mlrd. euro për harxhime të lidhura me festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri – për dhurata, ushqime dhe udhëtime.

Në lidhje me këtë mund të nxjerrim disa përfundime. I pari është se bullgari disponon me më shumë para dhe mund t’i lejojë vetes të harxhojë mesatarisht nga 200 euro për dhurata. Gjatë vitit 2019 pagat janë rritur mesatarisht 10% dhe kjo shihet nga gatishmëria e njerëzve të shpenzojnë më shumë. 200 euro do të kushtojë festa e bullgarëve jashtë shtëpisë  - në vend apo jashtë shtetit, kryesisht në vendet fqinje – Maqedoni, Greqi, Turqi, Serbi. Sipas statistikës sivjet udhëtimet në distanca më të largëta do të jenë më pak – ndoshta për shkak se ditët e pushimit janë më pak. Sipas analizës së bërë nga “Gallup International” mbi 2,4 mln. bullgarë mendojnë të udhëtojnë brenda sezonit dimëror, duke pasur parasysh se popullsia e vendit është 7 miliona veta.

Përdundimi i dytë është se  bullgari, pavarësisht se është në vend të fundit në BE për nga aftësia blerëse, ai nuk dëshiron të kufizohet financiarisht. Përveç kësaj tendenca gjatë vitit 2019 vazhdon të jetë pozitive për xhepin e tij (siç është gjatë pesë vjetëve të fundit). Përqindja e njerëzve të cilët mendojnë se viti 2019 është më i mirë është 33 – dy herë më shumë më në krahasim me ata, të cilët mendojë se ai është më i keq (14%). Këtë e tregojnë të dhënat e agjencisë tjetër sociologjike “Alpha Research”.

Çfarë mendon të blejë bullgari?

Këtu nuk ka diçka befasuese në krahasim me vitet e tjera dhe në vend të parë renditen dekoratat për pemën e vitit të ri, veshjet, kozmetika, këpucët dhe pajisjet elektronike. Disa prej këtyre dhuratave tashmë ishin blerë në fund të nëntorit në

„Black Friday“ dhe në “Cyber Monday”, kur kishte zbritje të konsiderueshme dhe shumë njerëz i përgatitën akoma atëherë dhuratat e tyre.

Pasi tashmë kemi zgjedhur dhuratën e përshtatshme, vjen pyetja nga ta blejmë – nga dyqan i zakonshëm apo në internet. Dilema është aktuale kudo në botë, por për bullgarin duket se problemi nuk  është serioz, sepse sipas analizave të fundit të Eurostatit vetëm 21% prej bullgarëve blejnë në Internet. Për Evropën Perëndimore kjo përqindje është 60. Statistika tregon se bullgarët përdorin të dy mundësitë – edhe blerjen nga dyqanet reale, edhe në ato në internet. Pak nga pak ne mësohemi me tregtinë online, sepse gjatë vitit 2008 përqindja e njerëzve që e kanë parapëlqyer këtë mënyrë kanë qenë vetëm 3%.

Me siguri poshtë pemës së vitit të ri do të ketë dhurata të sjella nga Babagjyshi. Pavarësisht prognozat shqetësuese të disa ekonomistëve për krizë ekonomike eventuale, 55% e bullgarëve mendojnë se gjatë viti të ri ekonomia jonë do të vazhdojë të funksionojë mirë  dhe do të ketë mjaftë vende pune dhe ritje të rrogave. Shumë njerëz mendojnë të tërheqin kredi, por në këtë lidhje ka dhe lajme të mira – sipas parashikimeve të Dhomës Tregtare dhe Industriale të Bullgarisë 68% prej bizneseve mendojnë t’u japin nëpunësve bonuse për vitin e ri me vlerë nga 250 deri më 500 euro. Këtë tashmë e bëri shteti, i cili u siguroi pensionistëve më të varfër nga 20 euro për festat.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qeveria parashikon një pagë minimale prej 1077 leva /550.66 euro/ nga fillimi i vitit 2025

Nga 1 janari 2025, paga minimale për Bullgarinë do të jetë 1077 leva /550.66 euro/në vend të 933 levave aktuale /477.04 euro/, sipas një projekt-dekreti qeveritar të publikuar për diskutim publik. Masa e re është në përputhje me Kodin e Punës dhe..

botuar më 24-08-28 5.38.MD

Sektori i IT-së tërheq mijëra bullgarë, por tregu preferon specialistët më me përvojë dhe të motivuar

Një nga sektorët kryesorë për sa i përket rritjes së pagave dhe interesit nga punëkërkuesit në Bullgari është ai i teknologjive të larta. E ndërsa para pandemisë punësoheshin specialistë të çdo lloji pavarësisht trajnimit dhe kualifikimit të tyre..

botuar më 24-08-22 7.20.PD

Familjet po marrin më shumë kredi të shpejta për të mbuluar shpenzimet e konsumit

Për gjysmën e parë të vitit 2024, paratë për kreditë e shpejta janë mbi 3 miliardë euro (6.017 miliardë leva), sipas Bankës Kombëtare Bullgare (BNB). Për krahasim, në fund të qershorit 2023, kreditë e shpejta të dhëna ishin 2.5 miliardë euro (4.926..

botuar më 24-08-19 9.57.PD