Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita e Shën Ignat Hyjmbajtësit – magjia e festës

Sipas kalendarit tradicional bullgar nga dita e Shën Ignat Hyjmbajtësit (20 dhjetor) fillon kalimi drejt vitit të ri. Dita është plot ndalime, akte rituale dhe predikime. Për disa prej tyre do t’ju tregojmë në minutat e ardhshme.

Dita e Shën Ignatit mban emrin e festës kishtare. Më 20 dhjetor kisha ortodokse nderon kujtimin e martirit Ignat. Sipas legjendës, Ignati është fëmija, për të cilin tregohet në Ungjillin e Mateut. Atje përshkruhet diskutimi i apostujve. Ata diskutonin cili ishte i pari. Për t’u dhënë mësim, Krishti përqafoi një fëmijë dhe u tha: “Po të mos ndryshoheni dhe po të mos bëheni të pastër si fëmijë, nuk do të hyni në mbretërinë qiellore. Ai që përulet si këtë fëmijë, është më i madh në mbretërinë qiellore. Dhe ai që pranon një fëmijë të tillë në emër Tim, ai më pranon Mua.” Më vonë Ignati u bë peshkop i kishës së Antiohisë. Ai ishte nxënës i Shën Apostullit Gjon. Shumë praktika të lidhura me kuptimin religjioz të festës së Shën Ignatit kanë depërtuar në zakonet folklorike. Por me siguri riti popullor e paraprin festën fetare. Rrënjët pagane të festës mbetën të patundshme – ditën e solsticit dimëror (22 dhjetor) lindet dielli i ri, Zoti i ri. Prandaj kuptimi i tërë ciklit ritual është të përgatitë lindjen e tij.

Që nga kohët e vjetra këtë periudhë të vitit bullgarët e lidhin me praktika të rëndësishme që kryheshin me besimin se do të tërheqin forcat e mira. Magjia e veprimit dhe mosveprimit, e prekjes dhe bekimit, gërshetohet në ritet që bëhen ditën e Shën Ignatit. Më e rëndësishmja gjatë kësaj dite është se kush do të hyjë i pari në shtëpi. Zakoni i quajtur “hyrje” është karakteristik për të gjitha krahinat e vendit tonë. Nga vjen dhe një emërtim tjetër i festës – “Dita e hyrjes”. Nëse njeriu i parë që hyn në shtëpi është i shëndoshë, ka një familje të bashkuar dhe është i pasur, ky është bekim. Të gjitha cilësitë dhe pasuritë e tij bëhen si bekim për mikpritësit. Prandaj njerëzit dinakë nuk ia linin këtë rastit. Qysh para festës ftonin një njëri special në shtëpi. Duke hyrë, ai duhej shkuar më parë para vatrës – atje, ku sipas besimit popullor jeton shpirti mbrojtës i familjes. Në disa rajone të Bullgarisë Veriore konsiderohej fat i mirë nëse vizituesi i parë është një grua e shëndoshë me barrë. Pavarësisht nga seksi idhe mosha, mbi mysafirin e parë hidheshin drithëra dhe fruta të thara. Në disa vendbanime i dhuronin veshje të reja dhe e gostitnin.


Ka një besim tjetër i rëndësishëm – në ditën e Shën Ignatit nuk jepet hua. Ky zakon lidhet me ruajtjen e mirëqenies dhe bereqetit. Ndalohet të nxirren sende ose ushqime jashtë shtëpisë. Kurse secili që del nga shtëpia, duhet të kthehet me “duar të plota”.

“Mundohej nëna e Zotit nga dita e Shën Ignatit deri në Krishtlindje” – kështu fillojnë shumë këngë popullore.

Sipas besimit popullor dhimbjet e lindjes së Shën Marisë filluan pikërisht në ditën e Shën Ignatit. Prandaj gratë nuk punonin këtë ditë. Gjellët përgatiteshin në vigjiljen e festës. Tharmi për bukën, i cili në disa krahina përgatitej me barna mjekësore, ruhej deri në ditën e Shën Vasilit. Besohej se buka e përgatitur me këtë tharm është magjike. Nëse ndonjë burrë largohej nga rruga e drejtë, gruaja i jepte bukë të përgatitur me tharmin magjik. Vetëm kështu ajo mund ta tërhiqte përsëri. Vajzat e reja gjithashtu e përdornin forcën çudibërëse të tharmit për të fituar të dashurin.

Puna e burrit në ditën e Shën Ignatit ishte krejt e ndryshme. Në këtë ditë mblidhej çeta e kolendarëve në shtëpinë e udhëheqësit të saj. Kolendarët ua transmetonin këngët djemve që do të përfshiheshin për herë të parë në këtë rit.

Në ditën e Shën Ignatit bëhet një darkë me tymosje. Le të rikujtojmë se tymosja kryhet vetëm në festa të mëdha, kur tryeza është njëkohësisht festive dhe përkujtimore. Gjellët në tryezë janë dhuratë për paraardhësit, mirënjohje ndaj forcave të larta dhe ndahen vetëm me më të afërmit. Këtë e bëjnë dhe bullgarët bashkëkohorë, të cilët me padurim i presin festat që t’i kalojnë me njerëzit e dashur.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova

Foto: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fabrice Petit - një muzikant i huaj i dashuruar me muzikën folklorike bullgare

Në shtator të vitit të kaluar, në korin e grave të ansamblit folklorik bullgar "Shevica" në Sofje u përfshi një djalë i ri, me tatuazhe dhe të gjitha karakteristikat e një vokalisti të një grupi kanadez heavy metal – ai hyri dhe u ul me..

botuar më 24-10-06 8.35.PD
Teqeja Emala Baba

Dervishët në trojet tona - legjendat dhe misteret rreth teqesë së fshatit Bivoljane

Sipas dokumenteve osmane, afër fshatit të sotëm Bivoljane në komunën e Momçillgradit (Bullgaria Jugore) jetonin më shumë se 500 dervishë , të cilët u trajnuan në teqen Elmala Baba. Qendra fetare dikur ishte e njohur si qendra më e madhe e..

botuar më 24-09-23 8.15.PD

Esther Willems - një koreografe nga Haga, sipas së cilës shpirti i bullgarit është i injektuar në valle

Haga, një qytet në pjesën jugore të Holandës, një qendër administrative dhe një vend ku jeton dhe vepron mbretëresha... Vështirë se dikush e lidh këtë qytet me folklorin dhe traditat bullgare. Megjithatë, është fakt se në Hagë interesimi për vallet..

botuar më 24-09-20 7.35.PD