Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dhe marrëdhëniet e saj me BE-në, NATO-në, SHBA-në dhe Rusinë

Pasqyrë e politikës së jashtme

Foto: REUTERS dhe BGNES

Viti 2019 që po përfundon la shenjë në marrëdhëniet ndërkombëtare të Bullgarisë. Një prej ngjarjeve më të rëndësishme në marrëdhëniet me BE-në ishte rekomandimi i Komisionit Evropian për heqjen e monitorimit të vendit në sferën e rendit të brendshëm dhe të drejtësisë. 12 vjet pasi Bullgaria hyri në Bashkim në vitin 2007, në fund të vitit 2019 u konstatua se ajo i ka plotësuar të gjitha kërkesat për superioritetin e ligjit dhe për luftimin e korrupsionit. Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Evropian akoma nuk kanë shprehur qëndrimin e tyre mbi këtë temë, por nuk ka rrezik që ai të jetë negativ. Prapë në tetor, nga Bordi i Përbashkët i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme  erdhi sinjal se Bullgaria mund të hyjë në mekanizmin valutor ERM II gjatë gjysmës së parë të vitit 2020. Sipas agjencisë së vlerësimit Fitch nëse kjo bëhet vendi ynë mund të vërë në shfrytëzim euron në fillim të vitit 2023. Mirëpo, nuk përfundon me optimizëm viti përsa i përket aderimit në Hapësirën e Shengenit. Megjithë sigurimet e shumta të shteteve të ndryshme, në fund të vitit 2019 perspektiva për qasje të plotë me hapësirën e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe kapitaleve mbetet e paqartë.

Pasi qeveria pagoi afro 1.1 miliard euro për 8 gjuajtës të rinj F-16, Bullgaria zuri vendin e dytë në NATO, pas SHBA-së, për nga pjesa e produktit të brendshëm bruto caktuar për mbrojtje. Në Bullgari mjetet e ndara për mbrojtje tejkaluan 3 për qind, gjë që e radhiti vendin para shteteve si Greqia, Anglia, Estonia, Rumania, Polonia, Letonia. Këto ditë u lajmërua se Bullgaria ka propozuar që në qytetin Varnë të dislokohet një qendër koordinuese e forcave ushtarako-detare të NATO-së në Detin e Zi. Kështu në fund të vitit 2019 u duk se Bullgaria ka një vend të veçantë në planet e Aleancës për të forcuar praninë e vet në Detin e Zi.

Në fund të nëntorit kryeministri Bojko Borisov dhe presidenti Donald Trump nënshkruan në Uashington një dokument për bashkëpunim strategjik midis Bullgarisë dhe SHBA-së. Në qendrën e bisedimeve të nivelit më të lartë ishin projekti për Centralin Atomik Elektrik “Belene”, korridoret e gazit përmes Bullgarisë, modernizimi ushtarak dhe garantimi i sigurisë në pellgun e Detit të Zi. Kompanitë amerikane “Lockheed Martin”, “Northrop Grumman", "Oshkosh Defense", "Textron" and IBM shfaqën interes ndaj prodhimit të përbashkët të armës dhe të teknikës ushtarake me uzina bullgare dhe ndaj pjesëmarrjes në ankande për teknikë më të re të Ushtrisë Bullgare.

Në mënyrë krejt të ndryshme zhvilloheshin marrëdhëniet me Rusinë. Bullgaria ekspulsoi një diplomat rus të dyshuar në spiunazh, pasi në vitin 2018 nën presionin e jashtëm refuzoi të ndërmarrë një masë të ngjashëm për shkak të rastit Skripal. Si përgjigje Rusia shpalli persona non grata sekretarin e parë të Ambasadës Bullgare në Moskë. Presidenti Vladimir Putin akuzoi Bullgarinë se qëllimisht ngadalëson realizimin e projektit të gazsjellësit “Rryma Turke” në territorin e vet. Kryeministri Bojko Borisov tha kategorikisht, se kjo nuk është ashtu dhe shtoi se në se projekti nuk avancon aq shpejtë, kjo është ashtu sepse ndryshe nga vende si Serbia, Turqia dhe Rusia, Bullgaria respekton kërkesat e detyrueshme dhe procedurat e BE-së. Kryeministri Borisov dhe ambasadori i Rusisë në Bullgari Anatolij Makarov deklaruan zyrtarisht se nuk ka premisa të cilat t’u pengojnë marrëdhënieve dypalëshe të zhvillohen në frymë pragmatike dhe dashamirëse. Mirëpo, është e qartë se marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Rusisë janë larg formës së tyre të mëparshme të mirë, sepse në shkallë të madhe janë të ndikuara nga marrëdhëniet e Bullgarisë me partnerët e saj evropianë dhe euroatlantikë. Duke sintetizuar situatën kryeministri Bojko Borisov tha se marrëdhëniet me Rusinë nuk janë të keqësuara, por janë pragmatike dhe të sakta, ndërsa në dialogun me Moskën Sofja do të udhëhiqet nga interesat kombëtare në respektim të politikës së përbashkët evropiane dhe euroatlantike.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

 Радмила Шекеринска

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..

botuar më 24-11-23 9.30.PD
Një radhë për të votuar në Britaninë e Madhe në ditën e zgjedhjeve

Krijimi i një Rajoni Zgjedhor me Shumë Mandate “Jashtë Shtetit” do të ndalojë manipulimet e mundshme me votat e bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit

Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..

botuar më 24-11-21 4.38.MD
Foto: Qendra e Shtypit e Presidencës

Republika e Maqedonisë së Veriut dëshiron të përfshijë bullgarët në kushtetutë pas hyrjes në BE

Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..

botuar më 24-11-20 9.49.PD