Në Madrid në kuadrin e forumit “Azi – Evropë” ministrja e jashtme Ekaterina Zaharieva bisedoi me homologen e saj jug-koreane Kan Kjon-Uha. Takimi ynë përbën një mundësi të mendojmë se si të zgjerojmë rezultatet e vizitës së kryeministrit Bojko Borisov në Seul gjatë shtatorit, tha zonja Zaharieva. Ajo rinovoi ftesën për vizitë të presidentit Mun Xhe-in në Bullgari, sepse ndonjë president korean nuk ka vizituar asnjëherë vendin tonë. Vizita e tij mund të shënojë përvjetorin e 30-të të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona, theksoi ministrja Zaharieva. Bashkë me ministren Kan Kjon-Zuha diskutuan tërheqjen e investimeve jug-koreane në Bullgari. Diplomati i parë bullgar përkrahu përpjekjet e Seulit për zgjidhje diplomatike të problemeve në Gadishullin Korean.
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i inovacionit dhe zhvillimit Tomisllav Donçev..
Rritja e lidhjes energjetike midis vendeve në rajon do të ulë çmimet e energjisë elektrike, do të rrisë konkurrencën dhe sigurinë e furnizimit. Kështu deklaroi ministri i energjisë Zheço Stankov në Samitin e Energjisë (Energy Summit), të organizuar..
Perspektivat për zhvillimin e potencialit të rëndësishëm të turizmit në Bullgari u diskutuan në takimin e kreut të shtetit Rumen Radev dhe sekretarit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit të OKB-së, Zurab Pololikashvili. I ftuari..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma...
Temperaturat minimale të enjten do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga minus 6° - minus 8° në vendet me mjegull, deri në rreth 5° në zonat..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth..