Athina i bëri apel BE-së të pranojë emigrantë nga ishujt grek
Kryeministri i Greqisë Kiriakos Micotakis u bëri apel vendeve të BE-së të pranojnë migrantë nga ishujt greke. Ai saktësoi, se ideja është pjesë e procedurës që dhënia e strehimit të realizohet në shtete të tjera evropiane. Sipas Athinës, me këtë ndryshim pesha e valës së migrantëve do të ndahet në mënyrë solidare midis më shumë vendeve. Në qendrat strehimore në ishujt Lesbos, Hios, Leros dhe Kos që janë me kapacitet të përgjithshëm 7 500 veta tani ka më se 39 000 migrantë. Për të penguar fluksin në rritje të migrantëve në kufirin tokësor me Turqinë përgjatë rrjedhjes së lumit Marica, deri në muajin mars të vitit të ardhshëm autoritetet greke do të mobilizojnë dhe do të dislokojnë edhe 400 ushtarë të tjerë. Do të zgjerohen edhe gardhat me tela në rajonin Orestiada.
Turqia mbron me mjete ushtarake sondime të gazit pranë Qipros
Dronë të armatosur dhe të paarmatosur turk do të nisen nga një aeroport në pjesën e okupuar veriore të Qipros për të shoqëruar anije turke të cilat bëjnë sondime për gaz afër brigjeve të ishullit. Ushtarakë turk dëbuan një anije kërkimore izraelite nga zona detare ekonomike e Qipros. Anija zhvillonte studime në koordinim me shkencëtarë qipriotë. Pas këtij akti mediat izraelite njoftuan, se Ankaraja i propozoi Tel Avivit të ndërtojë një gazsjellës përmes territorit të Izraelit për të furnizuar Evropën gaz nga burimet bregdetare izraelite. Deri tashti Ankaraja hidhte poshtë këtë mundësi, përderisa Izraeli, Qiproja dhe Greqia arritën marrëveshje të ndërtojnë një tubacion nënujor. Tensioni rreth sondimeve për gaz afër Qipros u rrit pasi Ankaraja nënshkroi me qeverinë libiane një marrëveshje për kufi të përbashkët në Mesdhe. Marrëveshja u dënua nga të gjitha vendet e regjionit, nga BE-ja dhe nga ShBA-ja.
Kryeministri maqedonas kërkoi takim me homologun e tij bullgar për shkak të mosmarrëveshjeve akademike
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev kërkoi takim me homologun e tij bullgar Bojko Borisov për gjuhën maqedonase. Ai shprehu shpresë që ai të zhvillohet në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm. Shkak për këtë kërkesë u bë qëndrimi i Akademisë Bullgare të Shkencave se gjuha maqedonase është një nga dialektet bullgare. Pasi akademikët në Shkup pranuan “Hartën e gjuhës maqedonase”, Akademia Bullgare e Shkencave njëzëri hodhi poshtë arsyetimet e shkencëtarëve maqedonas, se norma zyrtare letrare vendosur në ish republikën e Jugosllavisë pas vitit 1944 është “gjuhë e veçantë maqedonase me vazhdimësi dhe gjenealogji”.
Tirana ndërmori masa të rrepta kundër shpërdorimit me pushtetin
Pas tërmetit që ra kohët e fundit në Shqipëri dhe në të cilin vdiqën 51 veta me akuzë se shkaktuan vdekjen dhe shpërdoruan me pushtetin u arrestuan 9 veta. 17 ndërtues, inxhinierë dhe nëpunës hetohen për shkelje të rregullave të ndërtimit gjë që u bë shkak për rrëzimin e godinave. 2 nga të arrestuarit me akuzë në vrasje janë pronarë të hoteleve të rrëzuara në Durrës, hotele këto të cilat u ndërtuan në mënyrë të paligjshme. Ndër të arrestuarit ka dhe një inxhinier i cili punoi një godinë në po këtë qytet, godinë në të cilën vdiqën të gjithë 8 anëtarët e një familjeje. Pritet që proceset gjyqësore të hapen në fillim të vitit 2020.
Rriten pensionet në Rumani
Në buxhetin e vitit 2020 qeveria e re liberale e Rumanisë parashikon rritje të pensioneve me 40 për qind. Kjo është rritja më e madhe që nga 30 vite e këtej. Shtimi i pensioneve u parashikua nga qeveria e mëparshme e së majtës me qëllim rritjen e mbledhjes së taksave dhe uljen e shpenzimeve shtetërore. Me deficit buxhetor nga 4.4 për qind për vitin 2019 autoritetet premtojnë që vitin e ardhshëm deficiti të ulet deri në 3.6 për qind. Mirëpo, Komisioni Evropian parashikon që gjatë vitit 2021 deficiti të arrijë 6.1 për qind nga produkti i brendshëm bruto në sfondin e limitit në BE nga 3 për qind. “Standart&Pauërs” uli rejtingun e vlerësimit të Rumanisë nga “i qëndrueshëm” në “negativ”. Tani pensioni mesatar në Rumani është 270 euro.
Përpilues: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..
Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për iniciativat e saj të shumta për të promovuar vendet kulturore dhe historike në rajonin e qytetit..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..