Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

2019-ta − një vit i pazakonshëm, por relativisht i mirë për turizmin bullgar

Bullgaria pret 1.6 milionë turistë të huaj në kuadrin e stinës dimërore

Viti i tanishëm është relativisht i mirë për turizmin bullgar. Ky është viti me më shumë turistë të kënaqur në vend. Një nga shkaqet për këtë është numri më i pakët i pushuesve nëpër bregdetin e Detit të Zi, sesa në vitin e mëparshëm. Përveç kësaj gëzuam muaj shumë të mirë dhe një vjeshtë të shkëlqyer, në ndryshim nga vitet e mëparshme kur shirat, stuhitë, përmbytjet, plazhet e shkatërruara dhe viktimat njerëzore ndikuan shumë mbi degën. Në fund të muajit tetor llogarisim 95 000 më shumë turistë të huaj në krahasim me vitin 2018, gjë e cila do të thotë, se turizmi në asnjë mënyrë nuk ecën poshtë, me qenë se parametri bazë - numri i turistëve lëviz shumë mirë, deklaroi për Radio Bullgarinë drejtori i Institutit për analiza dhe vlerësime në turizëm Rumen Draganov dhe shtoi:

Të ardhurat nga turizmi sivjet janë rreth 4% më shumë kundrejt vitit 2018. Kjo i detyrohet rritjes së çmimeve dhe larmisë së propozimit të produktit turistik. Me të vërtetë e nisëm vitin me shqetësim për shkak të kthimit të Turqisë, të Egjiptit dhe të Tunizisë si tregje konkurruese. Mesatarisht rreth 35-36 milionë turistë të huaj e vizitojnë Turqinë çdo vit. Gjatë vitit 2019 numri i tyre do të kalojë 50 milionë, gjë e cila do të thotë se ky vend punon në mënyrë shumë intensive për tërheqjen e turistëve. Të gjitha destinacionet e tjera po kështu konkurronin shumë fortë. Në të njëjtën kohë falimentimi i firmës turistike Thomas Cook ndikoi negativisht në fund të stinës jo vetëm në Bullgari, por dhe mbi destinacionet e tjera. Kështu që viti qe i pazakonshëm, por në të njëjtën kohë i mirë.

Sipas Rumen Draganovit akoma nuk dihet me saktësi se cili është ndikimi financiar i falimentimit të Thomas Cook mbi biznesin bullgar-hotelierët, operatorët e aeroportit, industria ushqimore e të tjera, sepse procesi i ngritjes së kërkesave kundër operatorëve turistikë nga konglomerati Thomas Cook do të kërkojë një vit ose dhe më shumë. Të dhënat paraprake të hotelierëve bullgarë tregojnë se dëmet lëvizin midis disa mijë dhe 1.5 milionë euro për biznes subjektet e veçanta në vend. A do të mundet mot Bullgaria të kompensojë numrin e turistëve të huaj përmes operatorëve të tjerë turistikë?

Jeta vazhdon. Asnjë nga disa milionë turistët, klientë të firmës Thomas Cook nuk do të heqë dorë nga jeta. Ata do të vazhdojnë të udhëtojnë dhe pyetja është se kush pikërisht dhe në çfarë mënyre do të zëvendësojë këtë operator turistik. Ajo e cila me siguri mund ta themi është se shumë fort do të ndërhyjnë operatorët turistikë online dhe të gjitha platformat digjitale, të cilat i zëvendësojnë operatorët tradicionalë turistikë. Por, dhe operatorët e mëdhenj turistikë evropianë, të cilët janë rreth 350, do të vazhdojnë të punojnë me destinacione si Bullgaria. Unë personalisht nuk shikoj ndonjë dëm serioz si pasojë e tërheqjes së këtij operatori kaq të madh turistik.

Pritet rreth 3% rritje të turistëve të cilët do të hyjnë në vend gjatë stinës së ardhshme dimërore, tha Rumen Draganov dhe shtoi:

Ne jemi bërë gati për rreth 1.6 milionë turistë të huaj të cilët do të vizitojnë vendin midis datave 22 dhjetor dhe 22 mars. Rreth 220 mijë prej tyre do të vijnë për ski dhe snoubord turizëm. Pikërisht në këtë periudhë kemi dhe festa të shumta, të lidhura me kalendarin ortodoks dhe me shumë ngjarje të tjera, si festivali i lojërave me maska “Surva” në qytetin Pernik, në të cilin marrin pjesë rreth 6000 veta. Kështu që ka ngjarje të shumta jashtë sporteve dimërore. Një numër i madh turistësh vijnë për turizëm kulturor në një mjedis historik qytetar. Këta janë kryesisht përdoruesit e linjave ajrore me tarifa të ulëta dhe pikërisht ata kontribuuan për rritjen e turizmit bullgar gjatë vitit 2019. Ka ulje të udhëtimeve përmes aeroporteve në qytetet Varna dhe Burgas, por në të njëjtën kohë llogarisim një rritje të udhëtarëve në Aeroportin e Sofjes dhe fluturime të reja deri në kryeqytet. Turizmi kulturor në mjedisin qytetar dhe historik, turizmi balnear dhe SPA-turizmi, turizmi i gjahut, ai ekstrem, turizmi fshatar, ai kulinar , alternativ si dhe turizmi rinor janë këta, të cilët i tërheqin turistët drejt Bullgarisë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Klima bullgare është e favorshme për zhvillimin e turizmit mjekësor

Kombinimi i një klime të favorshme, natyrës së bukur dhe ujërave të shumta minerale dhe baltës shëruese në Bullgari është i përshtatshëm për zhvillimin e mjekimeve të ndryshme në resortet tona. Në Kongresin e 11-të Vjetor të Unionit Bullgar të..

botuar më 24-09-10 9.36.PD

Shtëpi bujtina si muze etnografikë – të çlodhesh në një mjedis autentik fshati buzë Danubit

Fshehur nga vështrimi i turistit masiv, fshatrat e Danubit janë një magnet për adhuruesit e natyrës në kërkim të privatësisë dhe përvojave autentike. Këta udhëtarë zgjedhin fshatra të vegjël bregdetare si Srebërna, Gigen, Vetren, Novo Sello e të tjerë,..

botuar më 24-09-09 7.30.PD

“Die Welt” e përkufizon Sofjen si një alternativë ndaj Parisit dhe Londrës

Sofja nuk është ndër kryeqytetet më të vizituara evropiane, por ka shumë për të ofruar - qyteti është modern, duke ruajtur hijeshinë e së kaluarës. Kryeqyteti bullgar është një alternativë e mirë për Parisin dhe Londrën, shkruan edicioni bullgar i..

botuar më 24-09-08 7.35.PD