Drejtoria e Akademisë Bullgare të Shkencave nuk pranon “Hartën për Gjuhën Maqedonase” të miratuar nga Akademia Maqedonase e Shkencave dhe e Arteve. Në Hartë janë shënuar argumente historike dhe linguistike në mbrojtje të gjuhës zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut si një gjuhë e veçantë, e quajtur në Shkup “gjuhë maqedonase”. Dokumenti shkaktoi shumë kundërshtime shkencore dhe prandaj u shqyrtua nga drejtoria e Akademisë Bullgare të Shkencave dhe nga Instituti për Gjuhën Bullgare, nga Instituti Shkencor i Kirilit dhe Metodit dhe nga Instituti për Studimet Historike. Mendojmë se pozita e Shkupit është e pasaktë, e papranueshme dhe është në dëm të marrëdhënieve të mira midis dy vendeve fqinje. Pozita e Akademisë bullgare mbetet unanime dhe e pandryshuar – gjuha zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut është një formë e shkruar regjionale e gjuhës bullgare.
Mjekët dhe infermieret nga 12 spitalet psikiatrike shtetërore të vendit protestuan para Ministrisë së Shëndetësisë. Ata kërkojnë një rritje më të madhe të pagave se sa parashikohet në buxhetin e ri. Të pakënaqurit bllokuan për pak kohë qarkullimin..
Partia “Moral, Unitet, Nder” (MEÇ) ka sërish grupin e saj parlamentar. Ajo u rikthye pasi përfaqësuesit e popullit miratuan projekt-vendimin e "Ka një popull të tillë" me 170 vota "pro", 1 "kundër", dhe dy abstenime. Më herët gjatë ditës së sotme, dy..
Ministria e Arsimit dhe Shkencës po përgatit ndryshime legjislative për ndalimin e telefonave celularë në shkolla, njoftoi ministri Krasimir Vëllçev. Tekstet do t'u paraqiten deputetëve në maj ose qershor. “Dhe për momentin kemi ndalimin e..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..