Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mësimi i gjuhës bullgare – prioritet për bullgarët në Shqipëri

Valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri në qendër të Tiranës

Në vazhdim të shekujve territori i Shqipërisë së sotme ka hyrë në kufijtë e shtetit bullgar. Në një intervistë për Radio Bullgarinë para disa muajsh historiani Jordan Kolev tha se popullsia bullgare në Shqipëri është autoktone, ashtu siç është dhe ajo shqiptare. Popullsia kryesore e Bullgarisë është e moshës 7800 vjeç, si dhe bullgarët në Shqipëri.

Mirëpo, ata u njohën zyrtarisht si minoritet që para dy vitesh, më 12 tetor 2017, me shumicë të madhe në Parlamentin e Shqipërisë. Kjo ndodhi pas përpjekjeve serioze nga ana e të gjitha partive politike në Bullgari, e figurave të shquara publike në vend, e eurodeputetëve bullgarë, në bashkëpunim edhe me shoqatat bullgare në Shqipëri, të cilat paraqitën nënshkrime në Parlamentin e Shqipërisë. Kështu të gjithë shtetasit shqiptarë me origjinë etnike bullgare në rajonet e Prespës, Gollobordës dhe Gorës e morën të drejtën zyrtare të quajnë veten bullgarë.

Në Takimin Botëror të Mediave Bullgare që u mbajt në Tiranë në fund të muajit nëntor patëm mundësinë të bisedojmë me përfaqësues të pakicës bullgare në Shqipëri dhe të njihemi nga afër me problemet e tyre.

Përfaqësues të minoritetit bullgar gjatë hapjes së Takimit Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë

Ahmet Bala është kryetar i shoqatës “Bullgarët në Shqipëri”, e cila sipas fjalëve të tij zhvillon veprimtari në territorin e tërë Shqipërisë – Tirana, Durrësi, Vlora, Saranda, Berati, Lushnja, Kavaja, Kukësi. Qëllimi kryesor i organizatës është t’i kërkojë dhe t’i identifikojë bullgarët, të cilat janë larguar nga vendlindja dhe janë shpërndarë në të gjitha krahinat e vendit. Sipas tij ky është problemi kryesor i pakicës sonë dhe para shoqërive bullgare – identifikimi i bullgarëve në Shqipëri, sepse ata nuk janë përqendruar në një bashkësi kompakte. Të rinjtë largohen nga zonat historiko-gjeografike të populluara me bullgarë, që të kërkojnë punë në vendbanimet e mëdha dhe kjo e vështirëson shumë vetëcaktimin e tyre si grup etnik dhe konstatimin e saktë të numrit të tyre. Që nga këtu vijnë edhe vështirësitë lidhur me organizimin e shkollave bullgare, ose të kurseve të mësimit të gjuhës bullgare, të cilat duhet përqendruar pikërisht në rajonet me popullsi më kompakte bullgare.

Në fillim të vitit filluan emisione në bullgarisht në RTSH 2. Kjo është një gjë shumë interesante, por duhen shumë gjëra, sidomos kurset dhe shkolla për t’u mësuar gjuha bullgare – thotë Ahmet Bala dhe shton: Nuk ka shkolla, ka një këtu në Tiranë... dhe një në Korçë... me një numër të vogël frekuentuesish... Ka nevojë për më shumë libra dhe manuale, që të ndihet shpirti bullgar, dhe për këtë duhet të punojnë si shoqatat bullgare, ashtu dhe shteti bullgar.

Sipas Ahmet Balës Bullgaria siguron një numër të konsiderueshëm bursash për të gjithë ata që dëshirojnë të mësojnë në Bullgari, por për fat të keq një pjesë jo e vogël e maturantëve preferojnë t’i bëjnë studimet e tyre në Angli, ose në shtete të tjera në Evropën Perëndimore për shkak të kushteve më të mira të jetesës. Unë po kërkoj njerëz, të cilët e dinë bullgarishten dhe është vështirë të gjesh, sepse ata e mbarojnë shkollën dhe ikin, nuk rrinë këtu – thotë z. Bala.

Për domosdoshmërinë për libra mësimorë dhe mësime në gjuhën bullgare në shkollë folën para mikrofonit të Radio Bullgarisë Jelisa Hoxha dhe Denada Sokoli, nxënëse nga Shishtaveci – fshati më i madh i Gorës së Shqipërisë.

Ato vunë në dukje se duan t’i vazhdojnë studimet në Bullgari, por bullgarishtja, që e kanë mësuar në familje, është më e ndryshme nga ajo letrare dhe hasen me vështirësi. Mirëpo, në dallim të kësaj luajnë shumë bukur vallet popullore bullgare, të cilat gjithashtu janë pjesë e traditës bullgare, që trashëgohet brez pas brezi në rajonin e Gorës.

Banush Koçi është drejtor i shkollës së mesme të bashkuar “Elez Koçi” në fshatin Ostreni i Madh të Bashkisë së Bulqizës, në zonën historiko-gjeografike të Gollobordës. Sipas dokumenteve dhe statistikave të ndryshme zyrtare nga fundi i shekullit XIX dhe fillimi i shekullit XX në fshat ka mbizotëruar popullsia bullgare. Pas Luftës Ballkanike ai është përfshirë në kufijtë e Shqipërisë.

Sot pothuajse të gjithë fëmijët në rajon janë bullgarë. Janë 15 fshatrat që flasin gjuhën bullgare në zonën tonë – thotë Banush Koçi. – Ostreni i Madh është fshati më i madh që ka mbi 300 ekonomi dhe përmbledh fshatrat përreth, ku shkojnë 320 nxënës, duke filluar nga kopshti, shkolla nëntëvjeçare dhe e mesme. Fëmijët nuk mësojnë bullgarisht në shkollë, e dinë nga familja, në shtëpi flasin vetëm bullgarisht.Të gjitha gëzimet që i bëjmë janë tradicionale të zonës sonë. Vallet tradicionale fëmijët i mësojnë duke imituar prindërit e tyre brez pas brezi. Është një zonë shumë atdhedashëse, e dhënë shumë pas kulturës, pas sportit, pas artit, sidomos pas sportit të mundjes... Unë kam pasur kontakt me Ambasadorin bullgar këtu në Shqipëri. Ka qëndruar shumë pranë. Na ka mbështetur. Ka inspektuar edhe gjendjen e shkollës. Na ka premtuar një kabinet informatike... Na ka ndihmuar edhe për fëmijët ma çanta, fletore.

Sipas Banush Koçit mësimi i gjuhës bullgare është shumë i rëndësishëm, që të mund ta vazhdojnë fëmijët arsimin e tyre në Bullgari. Ambasada bullgare na ofron shumë bursa për në Sofje dhe për qytete të tjera të Bullgarisë... Bursat janë pothuajse falas... Ekonomia këtu është shumë e dobët dhe nuk mund t’i përballojmë vetë problemet për fëmijët tanë, për t’i shkolluar. Është një avantazh për neve.

Haxhi Pirushi themelues dhe kryetar i shoqatës “Prosperitet Golloborda”, drejtor i shkollës javore në Tiranë, gjithashtu mendon se duhet të vendoset theksi te mësimi i gjuhës bullgare.

Deri tani qe problemi që të njihesh, sepse në Shqipëri nuk është folur asnjëherë se ka bullgarë. Momenti më i bukur është që puna që vazhduam 20 e ca vjet u kurorëzua me njohjen e minoritetit bullgar në Shqipëri. Ky është momenti më i bukur historik që ka ndodhur në zonën tonë në Shqipëri... – tha z. Pirushi.

Tani, sipas tij, në rendin e ditës duhet të jetë shkollimi. Ai është për mësimin e gjuhës bullgare në formën e kurseve, por jo vetëm në qendrat e mëdha të Shqipërisë, por dhe në fshatra.

Sipas fjalëve të Haxhi Pirushti deri tani qindra fëmijë e kanë mbaruar arsimin e tyre në Bullgari me bursa. Kjo është një traditë e shkëlqyeshme, që mund të vazhdojë pikërisht nëpërmjet mundësisë për mësimin e gjuhës bullgare nga pakica jonë në Shqipëri.

Foto: Vesella Mançeva, Wikipedia dhe arkiv personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD
Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly, 27 nëntor 1919

Elegjia për Krahinat Perëndimore tingëllon si një requiem

105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..

botuar më 24-11-27 7.05.PD

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD