Në aviobazën Zemunik afër qytetit korat Zadad Ministri i Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov mori pjesë në inaugurimin zyrtar të Qendrës për Stërvitje të Programit Shumëkombësh për përgatitje të formacioneve të aviacionit për operacione speciale. Bullgaria bashkë me Kroacinë, Hungarinë dhe Slloveninë është ndër themeluesit e programit. Jam i bindur se iniciativa do të jetë e suksesshme dhe do t’i lehtësojë përpjekjet tona të përbashkëta në fushën e pajtueshmërisë operative, tha Karakaçanov. Ai nënvizoi se stërvitja e përbashkët është edhe një shprehje e vullnetit politik për forcimin e potencialit mbrojtës të Aleancës. Ministri Karakaçanov i dorëzoi një pllakë nderi gjeneralin kroat Ante Gotovina, hero nga lufta atdhetare në Kroaci.
Kryetari i komunës së Sofjes Vasill Terziev dhe nënkryetari për financat Ivan Vasilev u takuan në Sofje me drejtorin e asociuar të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Donalld Mishaxhiu. Qëllimi i takimit ishte kërkimi i mundësive për..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i inovacionit dhe zhvillimit Tomisllav Donçev..
Rritja e lidhjes energjetike midis vendeve në rajon do të ulë çmimet e energjisë elektrike, do të rrisë konkurrencën dhe sigurinë e furnizimit. Kështu deklaroi ministri i energjisë Zheço Stankov në Samitin e Energjisë (Energy Summit), të organizuar..
Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes..
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth..